Nuredin Dumani

Kronikë

As zemra dhe as helmim! I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani përfundoi në QSUT pas krizave epileptike

8 Shtator, 13:16| Përditesimi: 8 Shtator, 17:03

  • Share

Dyshimet për një helmim të mundshëm të bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani deri tani nuk janë vërtetuar. Pas kryerjes së të gjitha ekzaminimeve nga mjekët e QSUT, mësohet se komplilacionet në gjendjen shëndetësore të Dumanit erdhën pas një krize epileptike.

Fillimisht Dumani u shoqërua drejt QSUT për shkak se ndjeu probleme aritmie në zemër dhe vështirësi në frymëmarrje. Pas qëndroi një natë në spital, ai la ambientet e QSUT pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore dhe aktualisht ndodhet në burgun 313. Gjatë së shtunës, gjendja e bashkëpunëtorit të drejtësisë ka qenë në monitorimin e vazhdueshëm të prokurorisë së posaçme.

Në dëshmitë e tij në SPAK ai ka përmendur dy ndërhyrje në zemër, njërën prej të cilave jashtë vendit. Madje edhe është trajtuar me kemp për këto probleme.

Kush është Nuredin Dumani?

Nuredin Dumani njihet si një prej të penduarve më të rëndësishëm të drejtësisë, duke i cilësuar si ‘thesar’ i SPAK për goditjen e grupeve dhe organizatave kriminale në vend. Dumani u arrestua në mars të vitit 2022 në qytetin e Fierit gjatë një aksioni policor pak orë, pasi vetë ai kishte mbetur i plagosur në një shkëmbim me armë zjarri në aksin Elbasan-Peqin te kryqëzimi i Cërrikut.

Nuredin Dumani, vrasës me pagesë, është bërë i penduar i drejtësisë dhe u ka treguar hetuesve ngjarjet kriminale ku është përfshirë, vrasjet që ka bërë, përplasjet me ish-shokun e tij Talo Çela (i shumëkërkuar i policisë), si dhe ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në Elbasan e Durrës. Dumani  është arrestuar në kuadër të operacionit 'Plumbi i Artë'.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?