Harroni trafikun e rënduar me radhë kilometrike të automjeteve në hyrje dhe dalje të Tiranës! Punimet për 5 tunelet në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja dhe nënkalimit te Zona e Astirit kanë përfunduar.
Në pamjet e publikuara nga kryeministri Edi Rama duket qartë se është lehtësuar ndjeshëm trafiku dhe mjetet vijojnë qarkullimin pa probleme.
"Me këtë video nga Unaza e Madhe e Tiranës, ku tanimë kanë përfunduar 5 tunelet në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja dhe nënkalimit te Zona e Astirit, falë të cilave trafiku është lehtësuar ndjeshëm si në hyrje dhe në dalje të Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.
Si bëhet lëvizja pas përfundimit të të gjitha tuneleve sipas projektit:
- Lëvizja e automjeteve nga autostrada (Durrës-Tiranë) në drejtim të rrugës “Dritan Hoxha” (Laprakë) dhe anasjelltas realizohen drejt në nivelin 0 të parashikuar në projekt.
- Lëvizja e automjeteve që vijnë nga autostrada (Durrës-Tiranë) në drejtim të Unazës së Madhe realizohen nëpërmjet Galerisë Nr. 5.
- Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga Unaza e Madhe drejt autostradës realizohen nëpërmjet Galerisë Nr.3
- Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga pjesa veriore (ish-kombinati, rruga “Josif Pashko”) drejt autostradës realizohen nëpërmjet Galerisë Nr. 4.
Sido te behet njerezit nuk kenaqen.ka gabime nuk po themi por cfar beri sala po luli, po e kan per detyr te rregullojn kete vend , mishkonjat vin nga papastertit i thoni kryetarit te bashkis.
PërgjigjuTe besh nje veper kaq te kushtueshme dhe te besh muret ansore te ndarjeve te rrugeve te shtetemberta vetem ne shqiperi shihen Shihni rrugen nga lart ku menjehere sa del nga tyneli rruga ngushtime dhe hapje pa estetik
Përgjigjupallavra paraelektorale sic eshte filozofia dhe strategjia demagogjike e edi rames.Tunelet nuk i sherbejne rruges tirane durres apo autostrades sic i thone por vetem unazes se mAdhe dhe vetem nga njera ane se tjetra ska filluar akoma pa lere kur mbaron.Ngushtimi i autostrades tirane dures ne kete nyje dhe semaforet e kane veshtiresuar shume trafikun dhe pritjen e gjate.Varferi intelektuale e militantanteve peudoprojektus per zgjidhjen qe ka ndryshuar disa here nga projekti fillestar shume i mire.(fondi nuk eshte zvogluar por cuditerisht eshte trefishuar)
PërgjigjuZoti Edi Rama, Po plazhet ne jug, ne Orikum, kur do i dezinfektoni ? Kur do i pastroni, qe turistet te lkalojne dite te qeta meqenese kane zgjedhur Shqiperine per pushimet verore?
PërgjigjuMe lot, po është vere, nafta 2500 lekë,ca pret ky? Flasim në tetor..
PërgjigjuDuhet te ishin bere para 20 vjetesh mos thoni arritje...
Përgjigju