Pëllumb Abeshi

Në burg për inceneratorin e Tiranës, GJKKO liron nga qelia ish-zyrtarin Pëllumb Abeshi! Mbarojnë afatet e paraburgimit

12 Korrik, 12:55| Përditesimi: 12 Korrik, 13:06

  • Share

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia 68-vjeçarin Pëllumb Abeshi pasi kanë përfunduar afatet e paraburgimit. Ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit, mbahej në burg për inceneratorin e Tiranës.

Më datë 10 janar, GJKKO lehtësoi masën e Abeshit nga arrest me burg në arrest shtëpie, por pas ankimit të SPAK, Abeshi më 27 janar u kthye sërish në qeli me vendim të Apelit të Posaçëm. Tashmë ai lirohet sërish nga qelia pasi mbarojnë afatet e paraburgimit.

Abeshi ishte kryetari i Komisionit të Shpronësimit të ngritur me urdhër të Ministrisë së Mjedisit në kohën kur ky dikaster drejtohej nga Lefter Koka. Emri i Abeshit ishte mes 15 personave të tjerë për të cilët SPAK firmosi urdhër-arreste më 7 dhjetor 2023 sa i takon hetimit të nisur tre vite më parë për kontratën e koncesionit "Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”

Deri tani janë ekzekutuar 12 urdhërarreste, ndërsa 3 persona, mes të cilëve Mirel Mërtiri  e Klodian Zoto, janë në kërkim ndërkombëtar, konsideruar koka e aferës, nën akuzë për mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrim parash.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?