Tërmeti i 26 nëntorit, 7 objekte i morën jetën 23 personave/ Përfundojnë hetimet në Prokurorinë e Durrësit, dërgohet në gjykatë dosja për 16 të pandehur

20 Nëntor 2020, 11:32| Përditesimi: 20 Nëntor 2020, 11:57

  • Share

Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet për çështjen e tërmetit të 26 nëntorit. Institucioni i akuzës ka dërguar dosjen për gjykim për 16 të pandehur.

Në dokumentin e Prokurorisë së Durrësit thuhet se hetimet janë kryer për 7 ndërtime, shembja e të cilave më 26 nëntor u mori jetën 23 personave.

Akuzat për 16 të pandehurit përfshijnë 'vrasje nga pakujdesia', 'shpërdorim detyre, 'falsifikim dokumentesh' dhe 'shpërdorim i tokës'.

Me konkretisht nga ana e organit të akuzës u dërguan për gjykim në funksion të çështjes penale nr. 2466, viti 2019, të pandehurit si vijon:

1. Ramiz Shehu, i akuzuar për 'vrasje nga pakujdesia' 8 herë.

2. Nevjana Isufi, për falsifikim dokumentesh

3. Abdulla Osmani, i akuzuar për 'vrasje nga pakujdesia', 2 herë

4. Ruzhdi Xheka, i akuzuar për 'vrasje nga pakujdesia', 2 herë

5. Arben Isaku, i akuzuar për 'shpërdorim detyre",

6. Aldo Dakoveli, i akuzuar për 'shpërdorim detyre"

7. Artur Terziu, i akuzuar 'falsifikim dokumentesh' dhe 'shpërdorim i tokës'

8. Artur Çela, i akuzuar për 'shpërdorim detyre"

9. Klajdi Lame, i akuzuar për 'shpërdorim detyre"

10. Flamur Gjuzi, i akuzuar për 'shpërdorim detyre"

11. Albrend Qetka, i akuzuar për 'shpërdorim detyre"

12. Skerdi Bello, i akuzuar për 'shpërdorim detyre"

13. Artenis Malko, i akuzuar për 'shpërdorim detyre"

14. Dëshira Qato, i akuzuar për 'vrasje nga pakujdesia'.

15. Arben Qato, i akuzuar për 'shpërdorim detyre"

16. Kujtim Hasa, i akuzuar për 'shpërdorim detyre"

Gjithashtu Prokuroria e Durrësit vendosi pushimin e ndjekjes penale për veprën “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin Defrim Celami si dhe pushimin e ndjekjes penale për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” për shtetsain Ahmet Doda.

( Kliko këtu ) Dosja e plote prokurorise se Durresit

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?