Politikë

Përfundojnë punimet në zonën e ‘7 Krojeve’ në Gjirokastër, Rama: Një shteg i ri drejt bukurive të qytetit të gurit

7 Korrik, 08:17| Përditesimi: 7 Korrik, 09:38

  • Share

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka bëre me dije përfundimin e punimeve në kalldrëmet dhe rrugën lidhëse në zonën e “7 Krojeve” në Gjirokastër.

“Mirëmëngjes dhe nga Gjirokastra, ku kanë përfunduar punimet e kalldrëmeve dhe rrugës lidhëse në zonën e “7 Krojeve”, duke hapur një shteg të ri në zbulimin e bukurive të fshehura të qytetit të gurit për të krijuar një tjetër pol turistik, ju uroj javë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Gjirokastra është një prej destinacioneve që tërheqin gjithnjë e më shumë tursitët e huaj, falë vlerave historike dhe arkitektonike. Kalaja vazhdon të ngelet monumenti më i preferuar për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?