Dy vepra të rëndësishme të marrjes së ujit në lumin Mat janë përfunduar dhe vendosur në funksion, teksa po kryhet edhe procesi i kolaudimit të të gjithë rrjetit ujitës.
Bëhet fjalë për rrjetin ujitës Mat-Kurbin dhe Mat-Lezhë.
E para mundëson ujitjen e 4500 hektarëve tokë bujqësore në Bashkinë Kurbin dhe e dyta furnizon me ujë për vaditje të 4 mijë hektarëve në Lezhë.
Lajmin e ka bërë me dije nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, edhe kryeministri Edi Rama.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
“Përfundimi i punimeve për vënien në funksion të dy veprave të rëndësishme të marrjes së ujit në lumin Mat: Mat-Kurbin dhe Mat-Lezhë, ku po finalizohet edhe procesi i kolaudimit të të gjithë rrjetit ujitës.
Vepra e marrjes Mat-Kurbin mundëson ujitjen e 4,500 hektarëve tokë bujqësore në territorin e Bashkisë Kurbin, ndërsa rrjeti ujitës Mat-Lezhë furnizon me ujë për vaditje rreth 4,000 hektarë tokë bujqësore në zonën e Bashkisë Lezhë”.
Komente
