Komisioni Europian njoftoi sot se kishte arritur një marrëveshje me grupin farmaceutik amerikan “Gilead” për furnizimin e 500 000 dozave me ”Remdesivir”, një antiviral i autorizuar në BE për trajtimin e sëmundjes së COVID-19.
“Sot, ne garantojnë aksesin e remdesivirit për trajtimin e 500 000 pacientëve që kanë nevojë”, njoftoi komisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides në një komunikatë.
“Në sajë të tregjeve tona të përbashkëta publike, ne ju japim vendeve europiane mjete për të bashkuar forcat dhe për të pasur akses në pajisjet dhe medikamentet thelbësore”, theksoi ajo.
Grupi ”Gilead” prodhon ”Veklury”, marka e remdesivirit. Marrëveshja e njoftuar nga Kyriakides parashikon mundësinë e rritjes së ofertës përtej 500 000 dozave.
“Veklury’ është në këtë fazë, medikamenti i vetëm që përfiton nga një autorizimim të kushtëzuar për hedhjen në treg në BE për trajtimin e pacientëve që kanë nevojë për oksigjen”, theksoi Komisioni Europian.
“Një kontratë e mëparshme me grupin amerikan ka mundësuar shpërndarjen e 33 380 dozave të Veklury në BE dhe në Britaninë e Madhe që prej muajit gusht”, shtoi Komisioni.