Përfundon afati i aplikimit për drejtues të burgjeve

4 Shtator 2019, 09:55| Përditesimi: 4 Shtator 2019, 10:02

  • Share

Përfundon afati për drejtues burgjesh. Report Tv mëson se se kanë aplikuar 45 persona për t'u bërë drejtues burgjesh. Mes aplikantëve ka edhe disa drejtues aktualë. Ministria e Drejtësisë  dhe drejtoria e Burgjeve nisin verifikimin e dokumentacionit dhe pastërtisë së figurës.

Për herë të parë aplikantët për drejtorë burgjesh do t'i nënshtrohen testimit me shkrim për paketën ligjore dhe trajtimin e të burgosurve. Fituesit do të drejtojnë për herë të parë edhe regjimin 41 bis në burgjet shqiptare.

Ky regjim do të aplikohet në burgun e Peqinit dhe në bugun 313.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?