Në Korçë ka përfunduar afati për lirimin vullnetar të hapësirave publike. Për këtë arsye, këtë të martë, Inspektoriati për Mbrojtjen e Territorit (IMT), e mbështetur edhe nga Policia Bashkiake e Korçës, ka nisur ndërhyrjen për prishjen e konstruksioneve metalike në pedonalen e qytetit.
Këshilltari i pavarur i Bashkisë së Korçës, Lazjon Petri, ka reaguar në mbështetje të biznesit.
Sipas tij, kjo ndërhyrje po kryhet pa një vendim të shkruar, ndërsa shtoi se kryebashkiakët nuk po dalin nga “fustani” i Kryeministrit Rama për të kundërshtuar urdhrin e tij.
Prej më shumë se një muaji, në vend po vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike.
Ndërkaq, deri më 31 korrik, ishte afati i fundit për bizneset që kanë aktivitetin e tyre në akset nacionale, që të lironin hapësirat, në të kundërt, për ta do të kishte penalitete.
Herë pas here, Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet e tij sociale, pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, çka sipas tij, nuk do të ndalojë, teksa ka paralajmëruar se do të ketë konsultime me bizneset dhe jo vetëm, për një rregullore kombëtare për territorin.
Komente

Ata ne Theth nuk kishin zene toke, i kishin te tyret. Ju keni zene token publike. Cfare vendimi do ti bre kur ke bere nje ndertim pa leje dhe ke zene hapesira? Ju jeni te papare per Zotin.
Përgjigju