Aksi Korçë-Ersekë

Ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, përfundon aksi Qafa e Qarrit-Mollas! Rama: Do të vihet në përdorim shumë shpejt

11 Shkurt 2023, 09:46| Përditesimi: 11 Shkurt 2023, 09:53

  • Share

Segmenti rrugor Qafa e Qarrit në Mollas pjesë e aksit Korçë-Ersekë ka përfunduar.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet, ndërsa shkruan se ky aks do të jetë në përdorim shumë shpejt për banorët e zonës dhe turistët.

“Mirëmëngjes dhe me segmentin rrugor të përfunduar nga Qafa e Qarrit në Mollas, pjesë e aksit Korçë-Ersekë ku aktualisht po jepet dora e fundit me vendosjen e sinjalistikës rrugore, për t’u vënë në përdorim të plotë shumë shpejt për banorët e për vizitorët në rritje të përvitshme të asaj zone magjepsëse, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

 

Aksi rrugor Korçë-Ersekë, aktualisht ka një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra. Po kështu, aksi i ri do të ketë të gjithë elementët e nevojshëm që lidhen me sigurinë rrugore. Ndërtimi i tij do të nxisë zhvillimin e mëtejshëm turistik të juglindjes së vendit duke afruar më pranë dy zona me mjaft potenciale, siç është Korça dhe Erseka.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/02/2023 02:40

    Ne pjeset ku jane vendosur blloqe betoni ne te dyja faqet e rruges do te kishte qene me mire qe rruga te ishte bere shume me e gjere dhe te ishin krijuar vende kullimi.Keto jane zona te bores e akullit,duhej te ishte marre parasysh ngushtimi i rruges nga debora kur mblidhet ne ane nga borapastrueset, ku nuk ka vend ku te hidhet,duhej te ishte marre parasysh ne projekt ndonje sistem kullimi per te pershpejtuar shkrirjen e bores e clirimin e rruges dhe se fundi,pjeset e betonizuara por te ngushta te rruges do te jene recete per perplasje te frikshme me zjarre e viktima nga makinat qe ecin me shpejtesi te larte e ku nuk do te kene shume hapesire per manovrim.

    Përgjigju
  • arjon: 11/02/2023 12:37

    respekte gjigandi

    Përgjigju
  • Shkodra 3 orë o shalgjatë: 11/02/2023 11:13

    Shkodra 3 orë o shalgjatë, janë 94 km. 5 mijë banorë kanë ngelë në Ersekë dhe ti çosh autostradë është pa kuptim. Apo 900 mijë banorë veriorë maten nga vota?

    Përgjigju
    • Shkodrani: 11/02/2023 11:33

      Shkodra eshte qytet krapash. Hahahahaha

  • Ani: 11/02/2023 10:46

    Nje investim mese i nevojshem

    Përgjigju
  • Dori: 11/02/2023 10:42

    Ky aks rrugor do shkurtoje dhe distancen per ne keto qytete

    Përgjigju
  • Vini: 11/02/2023 10:41

    Rruga po behet ne kushte shume te mira

    Përgjigju
  • Protestuesi: 11/02/2023 10:28

    Ashtu de, tja shtrojme rruget vendit qe te vijne demokratet e Berishes rehat rehat ne Tirane…per proteste:)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?