Asambleja e Përgjithshme e KOKSH-it

Përfundon Asambleja e KOKSH, zgjidhet një anëtare për CAS! Fidel Ylli: Jemi kthyer në një institucion modern, rezultate konkrete

29 Prill 2023, 13:36
  • Share

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka zhvilluar këtë të shtunë Asamblenë e Përgjithshme vjetore të 28-të. Kreu i këtij institucioni, Fidel Ylli në fjalën e tij ka bërë me dije edhe arritjet e sportistëve shqiptarë në shumë disiplina, teksa e ka quajtur KOKSH një institucion modern. Në këtë event u dhanë edhe disa "Urdhëra Olimpikë" për figurat e sportit që kanë lënë gjurmë në vendin tonë.

Veç objektivave për të ardhmen, në pikën e fundit të rendit të ditës është zgjedhur edhe një anëtare e CAS (Gjykatës së Drejtësisë Sportive). Pas votës së anëtarëve, Aida Bushati që ishte kandidatja e vetme për këtë post ka marrë miratimin. Nga 67 anëtarë të KOKSH, në votim morën pjesë 53 dhe me 49 vota pro (2 kundër dhe 2 të pavlefshme) Bushati u zgjodh anëtarë e re e CAS.

Në Asamblenë e KOKSH u akorduan edhe "Urdhërat Olimpikë". Mjeshti i Boksit, Zef Gjoni është vlerësuar me këtë meritë, teksa edhe gjyqtari ndërkombëtar i volejbollit, Konalsi Gjoka ka marrë titullin. Vlerësim edhe për Sahit Prizrenin, ish-kampionin e mundjes që tanimë mban postin e kreut të kësaj federate.

Pas vdekjes, ikona e gazetarisë sportive Vladimir Grillo ka marrë "Urdhërin Olimpik", duke u vlerësuar si zëri i emocioneve sportive në vend.

Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli në fjalën e tij përmendi medaljet e sportistë kuqei në gjashtë muajt e fundit.

"Më lejoni fillimisht të bëj një paraqitje kronologjike të aktiviteteve ndërkombëtare, ku kanë marrë pjesë sportistët tanë, për periudhën midis 2 Asambleve. – Erisa Brahimaj, Kampione e Ballkanit në Kadet dhe medalje bronzi në Kampionatin Ballkanik Junior U 21 – Juirdo Cani shpallet Kampion Ballkani, në kampionatin ballkanik të zhvilluar në Shqipëri – Gjithashtu Ernest Merdanaj shpallet kampion ballkanik për të Rinjtë në kampionatin ballkanik të zhvilluar në Shqipëri, si dhe shpallet sportisti më i mirë për të rinj – Nelia Kabetaj çiklistja 16-vjecare pozicionohet ne vendin e 19-të në “Kupën e Botës” në disiplinën “Cyclo -Cross Junior. Eklent Kaçi, Kampion Bote në Bilardo, për të dytën herë në USA – Kampionati Evropian i Mundjes në Zagreb të Kroacisë, ku mundësi ynë, Zelimkhan Abakarov u rendit i dyti – Enkileda Carja, medalje bronxi në Shkëputje dhe dygarësh në Kampionatin botëror për të Rinj që u zhvillua në Durrës – Lara-Colturi. Në Kampionatin Botëror për të rinj, ajo u shpall Kampione Bote në Super G dhe vendin e tretë në Sllallomin Gjigand", tha fillimisht Ylli.

Fidel Ylli më pas u ndal edhe te mbështetja që KOKSH i jep federatave përkatëse në Shqipëri, duke përmendur bursat olimpike për Lojarët e "Paris 2024".

"KOKSH-i është sot një institucion modern, që ka kapacitete dhe është në gjendje të zbatojë një sërë projektesh, të financuara nga Solidariteti Olimpik, Qeveria shqiptare dhe donatorë të tjerë. Me mbështetjen e Solidaritetit Olimpik, KOKSH-i ka mundësinë të mbështesë federatat kombëtare dhe sportistët me projekte të ndryshme, si p.sh.: Bursat olimpike për kualifikimin e sportistëve për Lojërat e Paris2024 Mbështetje të tjera nga KOKSH për Islam Dudaev, Juirdo Cani, Franko Burraj, Bajram Sina, Arjol Zeneli Kurs teknik për Trajnerët e federatës së Tenisit Grantet për mbështetjen e ekipeve të Volejbollit meshkuj dhe Basketboll femra", tha Fidel Ylli mes të tjerash.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • xhemal: 29/04/2023 16:05

    U kethye ylli i lekeve e i basteve ..edhe ky si like floriri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?