Ekspertiza mjeko ligjore ndaj Aldi Ramës ka përfunduar që prej mesditës. Sipas të dhënave për gazetarin e Report Tv Sokol Dema mësohet se ajo ka zgjatur prej gati dy orësh. Ndërkohë janë duke vijuar procedurat pëe plotësimin e formularit, ku mjkësia ligjore do të dalë në përfundim zyrtar.
Ndërkohë burime nga morgu bëjnë me dije se sipas ekspertizës, të riut i ka shkaktuar plagë një plumb qe ka marrë në kokë nga krahu i tij i djathtë. Plumbi ka përshkruar kokën e të riut, ku mjekët e Traumës nuk kanë kryer operacion për nxjerrjen e tij, pasi nuk ka pasur predhë brenda.
Por plaga e madhe dhe humbja e gjakut i shkatoi edhe vdekjen 21 vjeçarit rreth orës 05:35. Ndërkohë në morgun e Tiranës vijon të jetë trupi i pajetë i të riut, ndërsa pranë tij nuk është paraqitur asnjë prej familjarëve për ta tërhequr.
Lajmi kryesor: