Epoka e Sergio Ramos me Real Madrid është mbyllur pas 16 vitesh. Klubi ‘galaktik’ me anë të një deklarate ka njoftuar se ka mbyllur marrëveshjen me mbrojtësin 35-vjeçar, i cili për shumë vite ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.
Për nder të lojtarit klubi ka organizuar një konferencë për shtyp nesër në orën 11 kur Ramos do të përshëndetet me tifozët.
Me fanellën e Real Madrid Sergio Ramos ka luajtur në total 671 ndeshje, ndërsa ka shënuar 101 gola. Me ‘galaktikët’ Ramos gjithashtu ka dhënë edhe 40 asist, duke u bërë kështu nga figurat më emblematike të këtij klubi.
Mbetet për t’u parë se kush do jetë destinacioni i ardhshëm i 35-vjeçarit.