Përfundon epoka Gjici te Kukësi, përfaqësuesi i familjes: Prekëse të largohemi pas 12 vitesh! Prezantohen drejtuesit e rinj

13 Gusht, 17:07| Përditesimi: 13 Gusht, 21:24

  • Share

Tashmë është e zeza mbi të bardhë. Atilio Biba, i cili njihet edhe mbiemrat Germenji dhe Guranjaku, është zotëruesi i 100% të aksioneve të Futboll Klub Kukësit, ndërsa administratori i ri i verilindorëve është emëruar Florjan Biba. Emra të cilët ishin zbuluar ditë më parë nga Report TV. Drejtuesit e rinj kanë marrë zotërimin e Kukësit deri në vitin 2029 si dhurim nga familja Gjici dhe Braka Construction, ndërsa prezantimi i tyre do bëhet në një moment të dytë. Këtë të martë familja Gjici, përmes djalit të ish-presidentit dhe ish-kryetarit të bashkisë Kukës Safetit, Eronaldo, ka njoftuar se klubi nuk administrohet më nga ata.

“Padyshim një moment prekës që sot pas  vitesh familja Gjici njofton fundin e një kapitulli të përmbushur me përkushtim, punë të palodhur dhe orë të panumërta të shpenzuar për të ushqyer rritjen e këtij institucioni të jashtëzakonshëm siç është Futboll Klub Kukësi. Largohemi si aksioner të klubit me dhimbje me emocion, porn ë të njëjtën kohë se për të konkuruar në nivele të larta të futbollit tonë, janë shpenzime të papërballueshme tashmë për familjen tonë,”-u shpreh Eronaldo Gjici, djali i Safet Gjicit.

Për mediat u prezentua drejtori i ri sportive Nikita Kornejevs, i cili foli për objektivat që ka Kukësit, që këtë sezon militon në Kategorinë e Parë.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem në Shqipëri dhe i nderuar gjithashtu të jem pjesë e futboll klub Kukësit. Duam ta risjellim Kukësin në Superligë dhe eksperiencën për këtë e kam sepse ia kam dalë në një situatë të ngjashme në vendin tim në Letoni,”-tha Nikita Kornejevs, drejtor sportiv i Kukësit.

Ish-futbollisti dhe kapiteni i Teutës Renato Arapi do jetë drejtori i ri teknik i Kukësit.

“Normalisht të gjithëve do na pëlqente që të ktheheshim që këtë vit në Superligë, por duhet të jemi realist dhe me këmbë në tokë, që jemi goxha vonë sepse ekipi pothuajse nuk është stërvitur fare këtë periudhë. Edhe lojtarë të tjerë duhet të vijnë për të plotësuar grupin. Do shohim hap pas hape. Objektivi kryesor është të qëndrojmë në ligë dhe më pas në janar nëse ekipi është në lojë me përforcimi pse jo mos të synojmë edhe Superligën,"-deklaroi Renato Arapi, drejtor teknik i Kukësit.

Kategoria e Parë do nisë me 24 gusht dhe ndeshjen e parë Kukësi e ka kundër Erzenit. Për momentin drejtuesit e rinj duhet të zgjidhin edhe çështjen e stadiumit, pasi bashkia Kukës nuk ka ende një marrëveshje me pronarët e rinj për përdorimin.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjoni: 13/08/2024 20:02

    Po mirë ju dhuruan aksionet, po ky Biba, Gërmenji apo Guranjaku (qe këtu kuptohet se çpërfaqeson ky me 3 mbiemra) ku do i gjejë mjetet financiare për të paguar pagat e klubit apo shpenzimet e ndryshme. Urgjentisht prokuroria spak të hapë hetimet e do shohin xhevahire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?