Përfundon faza e tretë! Tirana e qetë në krye të kampionatit, Dinamo e Skënderbeu me një 'këmbë' në Kategorinë e Parë (Rënditja)

5 Prill 2022, 00:37| Përditesimi: 5 Prill 2022, 00:40

  • Share

Dy ndeshjet e fundit, Partizani-Laçi që u mbyll 2-1, dhe Vllaznia-Kastrioti, e cila përfundoi 1-2, mbyllën kështu edhe fazën e tretë të kampionatit shqiptar.

Teksa mbeten edhe 9 sfida për t'u luajtur, Tirana udhëheq në krye e pa shqetësuar nga askush tashmë me një diferencë +14 pikë nga vendi i dytë, Laçi, që u mposht nga Partizani.

Tepër interesante është gara për vendet për kupat e europës, ku me fitoren ndaj kurbinasve, Partizani tashmë është futur në garë. Por nuk do ta ketë të lehtë aspak teksa betejën e ka me Laçin e vendit të dytë, Kuksin e vendit të tretë dhe Vllazninë e cila ndodhet në vendin e katërt.

Ndërsa nga ana tjëtër Skënderbeu dhe Dinamo janë me një këmbë drejt Kategorisë së Parë teksa ndodhne respektivisht në fundin e tabelës së kampionatit.

Në rrezik por me një shpresë nga ndeshja Play-Off, është edhe Egnatia e Rrogozhinës e cila është 7 pikë para Dinamos që ndodhet në vendin e parafundit, dhe vetëm përkatësisht 1 dhe 2 pikë larg Kastriotit dhe Teutës.

Java e 27-të

E shtunë

Kukësi-Tirana 0-0

Dinamo-Egnatia 0-2

E dielë

Teuta-Skënderbeu 0-0

E hënë

Vllaznia-Kastrioti 1-2

Partizani-Laçi 2-1

Rënditja

G.B./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?