Edicioni i dhjetë i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë në Pogradec ka përfunduar. Organizatorët këtë sipar e ulën me një homazh për gazetarin edhe publicistin e ndjerë Fatos Baxhaku, i cili ka qenë edhe një ndër ideatorët e festivalit. Gjithashtu në nderim të tij, Bashkia e Pogradecit u akordoi familjarëve titullin “Mirënjohja e qytetit” me motivacionin:"Për kontributin e tij në zhvillimin kulturor, artistik dhe promovimin e Pogradecit".
“Mirënjohje të thellë për Tosin, do të jetë në paqe edhe i qetë, sepse ka ditur të zgjedh miqtë. Eno dhe Greta nuk e lanë pas këtë edicion të festivalit dhe në këtë kohë të vështirë”, shprehet kreu i Bashkisë Berat, Ilir Xhagolli.
“Çmimi ishte një kthim i dashurisë për këtë qytet, një moment edhe gjest prekës. Ai e donte Pogradecin, si Pogradec për njerëzit e mirë edhe të dashur, që e mbanin qytetin bukur. Ai e donte qytetin me çdo gjë, figurat që ka nxjerr. Ka qenë një dashuri e thellë e tij”, shprehet Artur Baxhaku, vëllai i publicistit.
Edhe pse në kushte pandemie, Festivali Ballkanik i Filmit u zhvillua duke prezantuar për pesë net radhazi 40 filma artistikë.
Gjatë natës finale u ndalë 20 çmime, ku “Posta e zemrës” e dy regjisorëve turq u vlerësua, si filmi më i mirë. Ndërsa, "Njeriu i mirë" i Ergys Metës u vlerësuar me çmimin “Regjia më e mirë”.