Presidenti i Milanit Cardinale dhe drejtori Massara

Përfundon kalimi, Milani zyrtarisht në pronësi të RedBird! Presidenti: Qëllimi majat e Europës dhe botës

31 Gusht 2022, 16:16| Përditesimi: 31 Gusht 2022, 16:17

  • Share

Milani zyrtarisht është në pronësi të kompanisë amerikane RedBird. ‘Djalli’, që është kampioni në fuqi i Seria A, ka përfunduar kalimin nga kompania Elliot te RedBird për shifrën e 1.2 milionë eurove, ndërsa pronari i mëparshëm do të mbajë vetëm 0.07% të aksioneve.

Me përfundimin e kalimit të pronësisë, pasi marrëveshje ishte gjetur muaj më parë, ka folur edhe presidenti i ri Gerry Cardinale, i cili është shprehur:

“Vizioni ynë për Milanin është i qartë. Ne do të mbështesim lojtarët, trajnerët dhe stafin tonë të talentuar në angazhimin e tyre për të arritur sukses në fushë dhe për të lejuar tifozët tanë të ndajnë përvojat e jashtëzakonshme të këtij klubi historik. Qëllimi është të mbajmë Milanin në krye të futbollit europian dhe botëor.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?