Frika nga koronavirusi, përfundon karantina për qindra persona të bllokuar në dy bazat e Kalifornisë

19 Shkurt 2020, 04:21| Përditesimi: 19 Shkurt 2020, 05:54

  • Share

1582088034_5e435a4c4b661b5b1717ddb2.jpg

Përfundon karantinimi 14 ditor i dy grupeve të njerëzve, të kthyer kohët e fundit nga Wuhan, në bazat e Kalifornisë. Lajmi është konfirmuar nga Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e cila përmes një deklarate ka bërë me dije se: “180 persona të karantinuar në Bazën e Forcave Ajrore të Travis dhe 166 të tjerë në Stacionin Ajror Miramar Corps janë "pastruar mjekësisht", dhe urdhrat e tyre karantinë janë hequr”.

Një person nga grupi Miramar për të cilin u konfirmua se kishte koronavirus vijon të mbetet në spital.

"Është e rëndësishme të dini se njerëzit e çliruar nga karantina nuk paraqesin rrezik shëndetësor për komunitetin përreth, ose për komunitetet ku do të kthehen," ka shtuar më tej në deklaratën e saj CDC.

Ndërkohë, pasagjerët nga lundrimi i anijeve Diamond Princess të cilët kohët e fundit u kthyen në SH.B.A. "po mbahen të ndarë nga ata individë që tashmë janë në Travis dhe po i afrohen fundit të karantinës së tyre,"  thekson CDC.


Lajmi kryesor:

Mbi 2,000 viktima nga koronavirusi, shënohet vdekja e 6-të jashtë Kinës, Pompeo thirrje Pekinit për transparencë mbi virusin


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?