Ushtarakë të lartë nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Gjeorgjia, Hungaria, Italia, Turqia si dhe civilë profesionistë nga institucionet të ndryshme të sigurisë në vend përfunduan me sukses Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes që zhvillohet pranë Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë.
Në ceremoninë e përfundimit të këtij kursi dhe diplomimit të pjesëmarrësve morën pjesë ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Arben Kingji, komandantë të forcave, ambasadorë, atashe ushtarakë, familjarë të kursantëve, etj.
Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri i Mbrojtjes i uroi suksese kursantëve të sapodiplomuar dhe shprehu kënaqësinë që vit pas viti, ky kurs jo vetëm po zgjeron hartën e pjesëmarrësve, por po bëhet më praktik duke realizuar vizita studimore dhe njohëse në institucione prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare.
“Jam veçanërisht i kënaqur që KLSM nuk ka mbetur vetëm brenda auditorëve. Vizitat studimore në institucione të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit, i kanë dhënë kursit një dimension praktik dhe një qasje holistike për realitetet komplekse me të cilat përballen sigurinë ditët e sotme”, tha ai.
Më tej, ministri Vengu nënvizoi prioritetet e qeverisë për FA më moderne dhe ushtarakë të mirëtrajnuar dhe mirëstërvitur.
“Kolegji i Mbrojtjes dhe Sigurisë është pjesë e vizionit tonë më të gjerë për një ushtri moderne, të aftë dhe të integruar. Në kuadër të reformimit të arsimit ushtarak dhe ristrukturimit të Forcave të Armatosura, Kolegji Mbrojtjes dhe Sigurisë do të konsolidohet si institucioni kyç i edukimit profesional në çdo hallkë të hierarkisë së FA. Përfitoj nga rasti të përsëris angazhimin tonë për të thelluar bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare duke përfshirë edhe iniciativën e fundit për të lidhur Kolegjin tonë me Kolegjin Evropian të Mbrojtjes dhe Sigurisë', tha ai.
KLSM ka si qëllim aftësimin e ushtarakëve dhe civilëve të niveleve strategjike në Ministrinë e Mbrojtjes, Forcat e Armatosura dhe institucionet e tjera të sigurisë së vendit dhe atyre analoge të vendeve të tjera.
Komente

Fenomeni i gradave të larta të shpërndara sipas dëshirës dhe konjukturës politike është kthyer në një nga simptomat më të rënda të dekompozimit të strukturës ushtarake shqiptare. Ndryshe nga standardet e vendeve anëtare të NATO-s – ku për çdo 10 mijë efektivë ka mesatarisht vetëm 1 gjeneral – në Shqipëri kemi një disproporcion alarmant: për rreth 4000 trupa aktive, kemi një numër të konsiderueshëm gjeneralësh, shumë më tepër sesa kërkon nevoja reale operacionale.* *Këto grada jepen shpesh jo për merita, as për kontribute në fushë, por me 'urdhër dite' që pasqyrojnë dëshirat e radhës së politikës, miqësitë personale apo balanca fiktive brenda Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo jo vetëm që dëmton rëndë hierarkinë dhe etikën ushtarake, por krijon një sistem ku komandat jepen nga zyra, ndërsa ushtarët e terrenit ndihen të harruar dhe të nënvlerësuar.* *Si pasojë, kemi krijuar një kastë gjeneralësh pa trupë, pa përgjegjësi reale dhe pa mision të qartë. Kjo rrit koston për taksapaguesit, e njëkohësisht ul ndjeshëm efikasitetin operativ të ushtrisë. Sepse nuk janë gradat që garantojnë sigurinë, por kapaciteti dhe përgatitja reale në të gjitha nivelet.
PërgjigjuËshtë e lehtë të organizohen kurse të 'larta' dhe ceremoni me flamuj e foto për shtyp, por a i shërbejnë vërtet këto ngjarje mbrojtjes dhe sigurisë reale të vendit? Ndërkohë që në salla luksoze flitet për vizione moderne, në terren mungojnë mjetet bazë për ushtarët, uniformat janë të konsumuar, pajisjet teknologjike të vjetruara dhe infrastruktura shpesh në gjendje të mjerueshme. Për më tepër, publikut nuk i bëhet transparencë për përmbajtjen e këtyre kurseve, kostot reale apo rezultatet konkrete që ato sjellin në praktikë. Këto aktivitete duken më shumë si mundësi për promovim personal dhe për të ruajtur imazhin institucional, sesa si nisma të sinqerta për përmirësimin e sigurisë kombëtare. Në një kohë kur siguria kibernetike, organizimi i emergjencave dhe kriminaliteti ndërkufitar kërkojnë reagim të shpejtë dhe profesional, a është vërtet ky kurs investimi më i mençur? Apo vazhdojmë të ushqejmë një sistem që funksionon më shumë për tituj dhe diploma, sesa për forcim real të mbrojtjes dhe kapaciteteve tona ushtarake?
PërgjigjuO MINISTËT DUHEN USHTAR JO MERCENAR,DUHEN LLOJE TË ARMËVE E SHËRBIVE QË TË QUHEN F.A.. MINISTËR KE MË SHUMË GJENERAL,kolonel,n/kolonel por ushtar JO.Nuk e di në çvënd të botës që gjeneralët drejtojnë bataljone?Mjaftë më me gjeneral me urdhër dite si i thoshim dikur.
Përgjigju