Foto nga mbikalimi në rrugën e Aeroportit të Kukësit

Përfundon mbikalimi në rrugën e aeroportit të Kukësit, Rama: Gati për fluksin që do sjellin fluturimet (VIDEO)

6 Shkurt 2022, 08:20| Përditesimi: 6 Shkurt 2022, 08:49

  • Share

TIRANË- Mbikalimi në rrugën që të çon drejt aeroportit të Kukësit ka përfunduar. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama.

Teksa iu uron një të dielë të mabrë miqve të tij në rrjetet sociale, Rama shkruan se kjo rrugë është gati të pres fluksin e udhëtarëve që do të vijnë si rrjedhojë e nisjes së fluturimeve së shpejti.

“Mirëmëngjesi  dhe me mbikalimin e përfunduar të rrugës së aeroportit të Kukësit, gati për flukset që do të sjellë së shpejti programi i fluturimeve të kontraktuara tanimë, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.

Nga muaji maj do të nisin fluturimet në aeroportin e Kukësit “ZAYED- Flatrat e Veriut”. Kryeministri Edi Rama dhe kreu i kompanisë “WizzAir”, József Váradi, ishin të pranishëm dy ditë më parë në fluturimin e parë të “WizzAir”, ku bën me dije se 4 destinacionet e para do jenë drejt Austrisë, 2 drejt Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.

 

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqiptari: 06/02/2022 12:13

    Pershendetje Shume mirë qe eshte bere investimi Por, Sipas viedos-pamjeve, ne Kukes qenka muaji maj-qershor????? Si nuk i vjen zor!!! Gjithe te mirat

    Përgjigju
  • Taxi: 06/02/2022 10:38

    Ma shum kushton bileta e taksise nga Kuksi ne Tirane sesa bileta avionit wizzAir. Le te shpresojme se do vihen linja autobusi me çmime te arsyeshme, jo si çmimi i aurobuzit Tirane-Rinas.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?