Tiranë- Partia Socialiste ka theksuar edhe një herë sot angazhimin aktiv të deputetëve dhe prezencën e tyre në në çdo komision dhe seancë plenare, pavarësisht opozitës e cila vijon aksionin e asaj që e quan mosbindje civile.
Ndërkohë në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS-së janë zbuluar dhe dy datat kur Kryeministri Rama do të vijojë takimet me shqiptarët e diasporës, këtë herë në Selanik dhe në Londër.
Konkretisht më 3 Nëntor Rama do të jetë në Selanik dhe më 24 Nëntor në Londër.
Diskutimet në mbledhjen e grupit janë fokusuar kryesisht tek kalendari i punimeve dhe kur do të nis diskutimi i pr/ligjit më të rëndësishëm, atë të buxhetit 2025.
PS propozon që diskutimet per projektbuxhetin e 2025 te nisin ne 4 nentor ne komisionet parlamentare. Më 18 Nëntor është parashikuar që të propozohet në konferencë kryetarësh dhe më 2 dhjetor votimi në tërësi (në parim) në Parlament.
Gazetarja e Report TV, Raziela Myslimaj, informon se nga kryetari i grupit është kërkuar gjithashtu që deputetët të vijojnë komunikimin me pensionistët për planin e masave që po marrin për rritjen e pensioneve të kësaj kategorie.
Në takimin e 26 tetorit 2024 me shqiptarët e Amerikës në Nju Jork Rama i kërkoi votën e diasporës për PS si e vetmja parti shtetëformuese që ndërmori reforma të thella të cilat e vunë Shqipërinë në shinat e integrimit drejt BE-së aty ku synon ta çojë brenda 2030. Një nga reformat kryesore është ajo e drejtësisë, edhe pse me kosto politike edhe nga radhët e veta.
Grupi i deputeteve te organizuar kriminal te PS e ka tashme emrin. Ku jave per jave syresh shkojne ne burg.
Përgjigju