Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka folur për mediat pas mbledhjes së Këshillit Politik, ku ka thënë se opozita duhet të vijë me propozime konkrete dhe jo me deklarata nëpër studio.
"Për aq kohë sa kemi politike debate nuk mund ti drejtohemi ODIHR. Hajdeni me propozime konkrete. Zonja Hajdari ka një draft, të vijë edhe ata.
Ky këshill është bërë për të diskutuar me opozitën jashtë parlamentare.
Në Këshill duhet të vijnë me propozime dhe jo me studio e deklarata, por të shkruar në letër.
Tentativat përsëriten të njëjtat letra njëherë në shqip e njëherë në anglisht, që bëhen vetëm për të minuar këtë proces. Ne nuk do ta lejojmë këtë, në ditët që mbeten ne jemi të gatshëm 24 orë për propozimet e tyre, si të duan ata. Ne përtej edhe pse kishim rekomandimet ODHIR për çështje konkrete, zgjodhëm të plotësojmë kërkesat e PD. Pse bëjnë sikur u zgjuan dje dhe ububu ç'qenka kjo gjë e re. Ne kërkojmë që të vijnë me përmbajtje konkrete. PS i qëndron marrëveshjes së 5 qershorit. Po s'u diskutua këtu, do e diskutojmë në Kuvend, formula jonë është më e mira për hapjen e listave.
Kjo është hapja e listave 100% se zgjedhësit i jepet e drejta të zgjedhë çdo votues. Siguron përfaqësimin e denjë dhe vlerësimin nga ana e popullit të kandidatëve. Ligjet zgjedhore janë politike, çdo parti kur vjen puna për mënyrën se si shpërndahen mandatet nisen nga interesa politike. Nuk po prekim asnjë element nga marrëveshja e 5 qershorit", deklaroi Gjiknuri.
Lajmi kryesor:
Sërish pa dakortësi në mbledhjen e Këshilli Politik/ PS: Sillni draft konkret për listat e hapura! PD: Gjiknuri bojkotoi procesin! Hajdari: Opozita jashtëparlamentare dakord me propozimin tim
//ReportTv.al