Berisha dhe Bardhi 'harrojnë' akuzat, sot u ulën përballë: Mbledhja, hap pozitiv! Morëm vendime të rëndësishme, t'i kallim datën Ramës

5 Shtator 2023, 14:00| Përditesimi: 5 Shtator 2023, 14:34

  • Share

Ka përfunduar takimi i deputetëve të opozitës që janë mbledhur nga Gazment Bardhi. Sali Berisha ka folur për mediet duke thënë se kanë marrë vendime të rëndësishme. Kreu i Rithemelimit si duket i ka harruar akuzat që ka lëshuar pak kohë më parë ndaj Bardhit dhe anasjelltas, pasi sot është ulur përballë në një tryezë me të ku në fokus ishte bashkimi. 

“Ti kallim datën dhe tmerrin Edi Ramës. Asgjë më të moralshme nuk ka sesa beteja kundër Edi Ramës. Interesat kombëtare janë më të rëndësishme", tha Berisha.

Pyetje: Çfarë ju pengon që të jeni në një grup parlamentar?

Berisha: E kuptoj që doni të rrëmoni por të jeni të sigurt se pozitiviteti i këtij takimi do ti zgjidhë kureshtjet tuaja. Sot nuk ishin deputetët e Shtëpisë së Lirisë që janë opozitarë të vendosur. Thirrja ime është për çdo deputet të vendosur për të luftuar këtë regjim. Vendimet e takimit shumë të rëndësishme do tua njoftojë Bardhi sepse u morën vendime të rëndësishme.

Pyetje: Ju keni hedhur akuza të rëndësishme ndaj Bardhit? U bashkoi Basha apo Rama?

Berisha: Na Bashkoi përgjegjësia e lartë morale që kemi para 620 mijë zgjedhësve idealist që votuan kundër Edi Ramës.

Edhe Bardhi tha se çdo deputet është i lirë që ndasitë dhe qëndrimet t’i ketë si i ka pasur më parë, ndërsa shtoi se me rëndësi ka kundërshtari i përbashkët dhe lufta ndaj tij.

“Kjo ishte një mbledhje e 39 deputetëve të PD dhe aleancës për ndryshim. Ndasitë apo qëndrimet e ndryshme secili deputet është në liri t’i ketë si i ka pasur. Rëndësi ka kundërshtari i përbashkët dhe aty nuk duhet të kemi diferenca. Të përqendrohemi sot te kjo mbledhje”, tha Bardhi.


Lajmi kryesor:

Bardhi mbledh deputetët për ‘bashkim’, por Basha e bojkoton! I bashkohet Berisha dhe aleatët, do kërkojnë ngritjen e 3 komisioneve hetimore


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?