Anija transoqeanike 'Pacifik Fortitude'

Në Durrës ankorohet gjigandja 'Pacific Fortitude', pritet të marrë një prej sondave gjigande të kërkimit të naftës në Shpirag

28 Tetor 2022, 10:20| Përditesimi: 28 Tetor 2022, 11:54

  • Share

DURRËS-Sot në mëngjes, në portin e Durrësit u ankorua anija trans-oqeanike "Pacific Fortitude" me flamur të Liberisë. Report Tv mëson se qëllimi është të marrë për të transportuar një prej sondave gjigande që përdoret për kërkimin e naftës në Shpirag. 

Anija, e cila ka një kapacitet për 20 mijë ton ngarkesë është pozicionuar në kalatën lindore të portit detar të Durrësit. Mësohet se në anije do të imbarkohet sonda e cila për muaj me radhë shpoi në Shpirag në kërkim të naftës.

Destnacioni i anijes pas portit të Durrësit është "Port Khalid" në Emiratet e Bashkuara. Duket se sonda është marrë me qira nga kompani arabe që merret me shpimin dhe nxjerrjen e naftës. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse në Shpirag u gjendën apo jo rezerva nafte. Kryeministri Rama pak javë më parë u shpreh për një "sihariq të madh që pritej nga Shpiragu".

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • naus: 28/10/2022 10:27

    kerko tare kerko se qenin e ngordhur do te gjesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?