VIP & Spektakël

Përfundon nata e dytë gjysmëfinale e “Eurovision 2018”, ja shtetet që u kualifikuan

11 Maj 2018, 01:26| Përditesimi: 11 Maj 2018, 01:27

  • Share

Ka përfunduar suksesshëm edhe nata e dytë gjysmëfinale e “Eurovision 2018”. Nga 18 shtete sa konkurruan në natën e sotme, 10 prej tyre ia dolën të kualifikohen për në finalen e madhe, e cila mbahet të shtunën më 12 maj.

Në finale u kualifikuan 10 shtetet më të votuara nga juria dhe publiku, teksa me to sot u kompletua lista prej 26 shteteve që përbëjnë numrin e performancve të natës finale.

Kujtojmë që pjesë e finales këtë vit janë tre shqiptarë: Eugent Bushpepa që përfaqëson Shqipërinë, Eleni Foureira që përfaqëson Qipron dhe Ermal Meta, që së bashku me Fabrizio Moron përfaqësojnë Italinë.

Kjo është lista me 10 shtetet e natës së dytë gjysmëfinale që arritën të kualifikohen për në finalen e “Eurovision 2018”:

Serbia

Moldavia

Hungaria

Ukraina

Suedia

Australia

Norvegjia

Danimarka

Sllovenia

Holanda.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?