Punimet për rrugën Elbasan-Qafë Thanë

Përfundon ndërtimi i nënkalimeve dhe i 60% prej veprave të artit për aksin Elbasan-Qafë Thanë! Rama: Vijon puna për ta kthyer në rrugë me 4 korsi

29 Qershor 2023, 08:41| Përditesimi: 29 Qershor 2023, 08:46

  • Share

Në kantierin e aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë kanë përfunduar nënkalimet dhe janë realizuar 60% e veprave të artit. Ndërkohë vijon puna për të pasur një rrugë interurbane me 4 korsi.

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetin e tij social ku shihet se punimet po vijojnë intensivisht. Rama shkruan se kjo rrugë është e përfshirë në rrjetin europian të transportit si pjesë e korridorit të 8-të.

“Mirëmëngjes, dhe me kantierin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, faza e parë, ku kanë përfunduar nënkalimet e janë realizuar 60% e veprave të artit, e ku puna vijon intensivisht për një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian të transportit, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?