Drejtoria e policisë Dibër

Kronikë

Përfundon në spital 14-vjeçari në Dibër, dyshohet se ra nga lartësia e murit rrethues së shkollës

23 Prill, 14:26| Përditesimi: 23 Prill, 14:28

  • Share

Një 14-vjeçar ka pësuar dëmtime pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e murit rrethues të shkollës ku studion në Dibër. Policia thotë se i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

“Dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e murit rrethues të shkollës ku ishte nxënës, një 14-vjeçar, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.”, njoftoi policia.

Grup hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rasteve.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?