Përfundon 'Odiseja' e Unazës së Re, shpallet fituesi për Lotin e parë

28 Tetor 2019, 15:51| Përditesimi: 28 Tetor 2019, 17:08

  • Share

TIRANË- Me ofertën e bërë me vlerë 1.77 miliardë lekë, bashkimi i kompanive “Salillari” dhe “Bajrami N” ka arritur të shpallet fitues në tenderin për ndërtimin e Lotit të Parë të Unazës së Re Tiranë. Fondi limit në këtë segment ishte 2.25 miliardë lekë.

Pas një “odiseje”, që nisi me anulimin e tenderit të parë, ku ishte shpallur fitues bashkimi i kompanive “DH Albania” dhe “BibaX”, por rezultoi se ishin falsifikuar dokumentat, gara u rihap. Në të morën “2 T” SHPK & “G.P.G COMPANY”;  “ALB-BUILDING” SHPK & “EUROTEOREMA” SHPK & “LIQENI VII” SHA & “COMMUNICATION PROGRES”;  “CURRI” SHPK + “ALBA KONSTRUKSION” SHPK;  “GENER 2”;  “GJOKA KONSTRUKSION” sha  & “SHANSI INVEST” shpk;  “SALILLARI” SHPK & “BAJRAMI N”; “VEGA” SHPK & “ALKO IMPEX GENERAL CONSTRUCTION” dhe  “VELLEZERIT HYSA” SHPK. 

Gjatë tenderimit, u skualifikuan “2 T” SHPK & “G.P.G COMPANY”; “ALB-BUILDING” SHPK & “EUROTEOREMA” SHPK & “LIQENI VII” SHA & “COMMUNICATION PROGRES” SHPK; “GENER 2” dhe “GJOKA KONSTRUKSION”

Tenderi për “Lotin 1” u hap për herë të tretë më 14 qershor dhe u mbyll më 22 korrik. Në tenderin e dytë nuk u plotësuan kriteret nga asnjë kompani, ndërsa në të tretin u vendos që projekti të ndryshohej nga rrethrrotullim me nënkalime dhe mbikalime, në kryqëzim me nënkalime.

Fillimisht Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) i skualifikoi dy kompanitë Salillari dhe Bajrami N për mungesa në plotësimin e kritereve, por më 23 gusht kompanitë ankimuan vendimin dhe përfundimisht ka qenë Komisioni i Prokurimit Publik që u ka dhënë atyre të drejtë, duke vendosur përfundimisht të japë OK në favor të tyre. Sot është zbardhur edhe vendimi i Komisionit, që zyrtarizon shpalljen e fituesit.

Tanimë, hapet përfundimisht rruga për ndërtimin e këtij loti dhe gjithë Unazës së Re në pjesën e saj perëndimore.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anjushka: 30/10/2019 15:26

    Skeni pune tjeter ju qe komentoni ?

    Përgjigju
  • flori: 29/10/2019 00:23

    AMAN ,,mbarojeni kete rruge me 8 korsi ,,,se po rrime 1 ore ne trafik,,,dhe filloni rrugen tirane--Shkoder,,,se eshte ne gjendje skandaloze,,,rruge me nje korsi ,,kjo rruge te behet tre me tre korsi me ndarje,,,,me standarte europiane,,,me ura betoni,,,jo metalike,,dhe ne te njejten menyre te behet tirane-sarande,,,por kjo per ngarkesen e larte qe ka te behet 4me 4 korsi me ndarje,,,dhe pastaj mund te arrijme me lehtesi 20 milion turiste ne vit,,,dhe aeroportet ne vlore,korce,,Shkoder,,sarande,,do I jepnin vrull turizmit…..///

    Përgjigju
  • Anja: 28/10/2019 18:04

    Te behet urgjentisht ajorruge, qe na mori shpirtin cdo dite. Aty ka vetem biznese qe kane grabitur pronen e pronarve te ligjshem dhe kerkoj demshperblim. O zot, sa me pare te ndertohet ajo rruge, qe eshte bere gangrene per ne qytetaret e Tiranes

    Përgjigju
  • Qytetar: 28/10/2019 16:48

    Hajde estrade hajde. Shpresojme qe jo vetem ky segment te behet urgjent, por dhe autostrada Tirane - Durres qe eshte shnderruar ne rruge vdekje

    Përgjigju
  • Populli: 28/10/2019 16:15

    Nuk e duam rrugen e unazes ... duam te prishen te gjitha ndertimet qe jan aty te uzurpuar nga maskarenjt qe bllokojn rrugen .. dhe te futen ne burg .. njeher per njeher pret puna e rruges .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?