Edoardo Bove

Përfundon operacioni, Bove vendos defibrilator të përkohshëm në zemër! Muajt që vijnë vendimtare për karrierën

10 Dhjetor, 11:08| Përditesimi: 10 Dhjetor, 12:56

  • Share

FIRENZE, Itali - Edoardo Bove iu nënshtrua një operacioni mëngjesin e sotëm për të vendosur një defibrilator nënlëkuror të përkohshëm në zemër, pas arrestit kardiak. Sipas mjekëve, mësohet se Bove do të marrë një tjetër vendim të rëndësishëm brenda pak muajsh.

Për momentin defribilatori i tij nuk është fiks dhe lojtari pas disa analizave të tjera do të vendosë nëse ta heqë apo ta mbajë ose të instalojë një version të përhershëm siç veproi Christian Eriksen. Pas kësaj ndërhyrjeje (si Eriksen) një gjë është e sigurt, Bove nuk mund të aktivizohet më në asnjërën prej ligave të futbollit italian.

Operacioni u krye me sukses në repartin e aritmologjisë në spitalin 'Careggi' në Firenze, ku mesfushori 22-vjeçar i Fiorentinës ndodhet i shtruar që nga e mërkura e kaluar pas kolapsit në fushë në ndeshjen ndaj Interit më 1 dhjetor. Bove pritet të largohet nga spitali midis të enjtes dhe të shtunës, pasi të monitorohet gjendja e tij. 

Sipas protokollit shëndetësor të spitalit, vendosja e një defibrilatori ka qenë i nevojshëm për t'u bërë pasi Bove ka mbërritur në institucionin shëndetësor me një problem që rezultoi të ishte i natyrës kardiake.

Kolapsi në fushë

Të dielën e 1 dhjetorit Bove ishte në fushë në ndeshjen Fiorentina - Inter, e cila u shty pasi 22-vjeçari pësoi një kolaps në fushë (arrest kardiak) dhe i shokoi të gjithë. Pas atij momenti Bove ka qenë në spital dhe është në kushte optimale pas operacionit.

E ardhmja

E sigurt është që Bove nuk do mundet të luajë më në Itali nëse vendos defibrilator të përhershëm, pasi Lega e futbollit italian nuk lejon futbollistët me probleme kardiake dhe me defibrilator në zemër të jenë pjesë e klubeve që ajo ka nën ombrellë.

Jashtë Italisë

Në këtë rast specifik, Fiorentina do duhet të lërë të lirë djaloshin dhe Bove të kërkojë një tjetër klub në shtetet që e lejojnë lojën me defibrilator në zemër. Ashtu si Christian Eriksen që vuajti të njëjtën gjë dhe la Interin për Brentford dhe më pas Man. United në Angli, edhe Bove do duhet të vijojë karrierën sportive larg Italisë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?