TIRANË- Asnjë punonjës i policisë nuk ka pranuar të ketë përdorur ndonjëherë aplikacionet e koduara SkyECC dhe EncroChat, me të cilat grupe kriminale komunikonin për të organizuar veprimtari të paligjshme, me besimin se nuk zbuloheshin.
Efektivët iu nënshtruan plotësimit të një formulari vetëdeklarimi, proces i cili ka përfunduar, dhe me dorëzimin e tyre, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të nisë një analizë për të hetuar vërtetësinë e tyre një më një.
Sipas urdhrit të ministrit të Brendshëm Taulant Balla, cilido efektiv që vetëdeklaronte se ka përdorur këto aplikacione, do të përjashtohet nga radhët e uniformave blu, përveç atyre që kanë qenë të infiltruar për arsye hetimore.
Por përballë faktit që askush s’ka pranuar të ketë përdorur aplikacionet, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, tha se në çdo transkriptim të bisedave të zbërthyera të SkyEcc dhe EncroChat del një ose më shumë polic.
“Mbajtja e këtyre aplikacioneve nuk përbën vepër penale, jo çdo bisedë që kryhej aty përbën shkelje, por nëse ka komunikime që i komprometojnë, atëherë është çështje tjetër që verifikohen e merren masa”, u shpreh Dumani në një takim me gazetarët ditët e fundit, duke pohuar se nuk mungojnë edhe rastet e prokurorëve që i kanë përdorur këto aplikacione, siç është Xhevahir Lita që u zbulua pas dekodimit nga francezët dhe belgët të mesazheve në aplikacionin SkyEcc, pjesë e dosjes “Metamorfoza”, bashkë me biznesmenin pëllumb Gjoka e ish-zyrtarë të policisë të cilët akuzohen për një vrasje, 5 tentativa vrasje dhe korrupsion e grup të strukturuar kriminal.
Së fundmi, zbërthimet e aplikacioneve të krimit, zbuluan përfshirjen e ish-kryepolicit të Tiranës, Erzen Breçani nën dyshim për trafik droge, dhe të ish-shefit të krimeve në Komisariatin nr. 6, Dedan Gjoni, ndër të tjera akuzuar edhe për organizimin e një vrasje për llogari të grupeve kriminale, e cila nuk u realizua.
Formulari të cilin e kanë plotësuar rreth 13.500 punonjës të Policisë së Shtetit, AMP-së dhe Gardës së Republikës, është pjesë e masave të marra lidhur me procesin e vetëpastrimit.
Gjithsesi, duke marrë parasysh që personat përdorin kode, një pjesë e atyre që e kanë përdorur mund edhe t’i shpëtojnë filtrit të SPAK, duke mos u identifikuar.
(Kliko këtu për të parë formularin)
Arsen sinomati asht i pari erjon dani sokol myrto petrit halo…me qita fillo lista me emna n skap..
PërgjigjuPO PSE I DINI GJE BUDALLENJ POLICET JU.... KUR TI DALI EMRI DO PERJASHTOHEN..... KSHU QE "KÇK" DERI SA TJU DALI TRASKRIPTIMI....
PërgjigjuPer Altin Lilen hy une garant qe nuk ka pasur!
PërgjigjuHahahaha me garanci te plote dhe per te gjithe shefat e tjere.. Shefat jane ne tave 100 % problemi eshte qe jane dhe kapterat Imagjino shefat e tyre, ska ngel polic e inspektor e kapter Pa punu me krimin dhe pa menaxhu biznese e makina ne emrat e tyre dhe biznese me nipt ne emer te policeve pa lidhje e garda e operacionale te gjithe brenda ne banda jane si ushtar perdite i ke lehtesisht te dukshem kudo neper 'eskorta' krimi..
Nese kane nenshkruar Jo ne formular dhe rezulton ndryshe, atehere do akuzohen edhe per falsufikim te vulave dhe dokunenteve zyrtare. AMP nuk ka cfare zbardh se nuk i ka ne dore pergjimet e aplikacioneve, i ka Spak. Edhe nese nuk kane biseda kompromentuese si thote Dumani, perderisa perdorin nje aplikacion me vlere nga 1 mije deri me 2 mije euro me cfare parash e kane bere? Jane zhytur deri ne gryke.
PërgjigjuHahahah 2 i njoh une qe i kan perdor
Përgjigju2 po thua ne nje zyre ?! Rrini te qete se ska njeri qe ska perdor encro dhe sky.. kush ka pase gje ne dore te gjithe.. Kto qe kane firme e vule pervec ktyre, i perdorin dhe kto shoferat e roje parkingu e objektesh , lavazhier e magazinier ushqimesh neper bodrumet e krimit. Ska njeri qe merret me pune te pista pa encro e sky e telegram, signal, whatsapp biznes e chate pafund ka , shteti akoma lejon numra anglez e francez e italian ne pazar te shiten lirisht pa regjistruar dmth bashkepunon me krimin po vazhdon ti japi kohe te vazhdojne punet e tyre!!!
Perse te deklarojne kur eshte njesoj si te si mos te.
Përgjigju