Në Maqedoninë e Veriut, Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka numëruar 99.80 për qind të votave nga të gjitha vendvotimet dhe kandidatja e partisë opozitare, VMRO DPMNE, Gordana Siljanovska- Davkova, prin bindshëm në garën për të parin e shtetit. Kandidati për president i koalicionit për Ardhmëri Evropiane, presidenti aktual i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pandarovski, ka marrë 97.592 apo 18.66 % të votave. Në vendin e tretë është kandidati shqiptar Bujar Osmani.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve raportoi për një pjesëmarrje mbi 47% në votime, rreth 9% më shumë se në vitin 2019. Sipas këtyre rezultateve, presidenti i ri do të zgjidhet në raundin e dytë zgjedhjeve, ku do të shkojnë dy kandidatët me më së shumti vota. Kjo pasi në raundin e parë kërkohet që presidenti të zgjidhet me 50 për qind të votave, me kushtin që pjesëmarrja në zgjedhje të jetë mbi 40 për qind e elektoratit.
Partitë shqiptare janë në garë me dy kandidatë, me Bujar Osmanin Fronti Evropian, nën drejtimin e BDI dhe opozita e bashkuar shqiptare, në koalicionin VLEN, me Arben Taravarin. Bujar Osmani kryeson në Strugë dhe në Komunën e Tetovës, Arben Tavari prin kryesimin në Komunën e Gostivarit në diferencë të ngushtë nga Bujar Osmani.
Këto zgjedhje janë vlerësuar si shumë të rëndësishme për partitë politike, pasi rezultati që do të arrijnë ato do të jetë test për zgjedhjet parlamentare, që do të mbahem më 8 maj, së bashku me rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00, kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor , Aleksandar Dashtevski, tha se procesi zgjedhor është zhvilluar në mënyrë të rregullt, ndërkohë që opozita shqiptare ka denoncuar parregullsi në disa zona në komunën e Likovës. Të drejtë vote kishin 1.814.317 votues, ndërsa në garë ishin 7 kandidatë.
Renditja
1-Gordana Siljanovska Davkova, kandidatja e VMRO-së, me 362.561 vota apo 40,09 %
2-Stevo Pendarovski, kandidati i LSDM-së, me 180.216 vota apo 19,93%
3-Bujar Osmani kandidat i BDI me 120.803 vota apo 13,36%
4-Maksim Dimitrievski, kandidati i koalicionit ZNAM, 83.761 vota apo 9,26%
5-Arben Taravari, kandidati i VLEN, 83.307 vota apo 9,21%
6-Biljana Vankovska- Cvetanovska, kandidate e partisë 'E Majta', 41.167 vota apo 4.55%
7-Stevçe Jakimovski, kandidat i GROM, 8.096 vota apo 0,90%
Nga tre kryetarët aktualë të komunave që kandiduan për president të shtetit, vetëm dy morën numrin më të madh të votave në komunat ku janë kryetarë komunash Maksim Dimitrievski në Kumanovë dhe Arben Taravari në Gostivar, ndërsa Stevço Jakimovski në Karposh fitoi vetëm gjashtë për qind të votave.
Në komunën e Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka fituar më së shumti vota, 14.286 (30,16%). Pas tij vjen Gordana Siljanovska Davkova me 11.982 vota (25.29%), Bujar Osmani me 6.203 (13.09%), Stevo Pendarovski me 7.399 (15.62%), Arben Taravari me 4.325 (9.13%), Biljana Vankovska (31,83%) dhe Stevço Jakimovski me 238 (0,50%).
Kryetari i komunës së Gostivarit dhe kandidati për kryetar i Koalicionit Vlen, Arben Taravari në komunën e Gostivarit ka fituar 9895 vota (33,47%), vetëm 75 më shumë se kandidati i BDI-së Bujar Osmani, i cili ka marrë 9820 vota (33,22%).
Në komunën e Gostivarit, Gordana Siljanovska Davkova ka fituar 5580 vota (18,88%), Stevo Pendarovski 2464 vota (8,34%), Maksim Dimitrievski 709 vota (2,40%), Biljana Vankovska 302 (1,02%) dhe Stevço Jakimovski 70 (0, 24%).
Kryetari i Karposhit dhe kandidat presidencial i GROM-it, Stevço Jakimovski, nga ana tjetër, ka fituar vetëm 6 për qind ose 2.143 të votave në këtë komunë, ku katër kandidatë për kryetar kanë më shumë vota se ai, ndër të cilët Vankovska me 3.089 vota dhe Dimitrievski me 3974 .
Gordana Siljanovska Davkova ka më së shumti vota në komunën e Karposhit – 14.482 (41.49%), e ndjekur nga Stevo Pendarovski – 9.130 (26.15%), Maksim Dimitrievski – 3.974 (11.38%) dhe Biljana Vankovska Cvetkovska (3.085 – 3.085%), Bujar Osmani – 602 (1,72%) dhe Arben Taravari – 483 (1,38%).
Në komunën e Çairit, ku kryetar është Visar Ganiu nga Koalicioni Vlen, kandidati i BDI-së Bujar Osmani ka fituar më së shumti vota 10.999 (40,53%), ndërsa Arben Taravari 9618 (35,44%).
Në vendin e tretë është Gordana Siljanovska Davkova me 2.791 vota (10,28%), e ndjekur nga Stevo Pendarovski me 1.809 (6,67%) Maksim Dimitrievski ka 440 vota (1,62%), Biljana Vankovska Cvetkovska 337 (1,24%) dhe Stevço Jakimovski 76 | 0,28% (0,27%).
Në Tetovë, ku kryetar komune është Bilall Kasami nga Besa, kandidati i BDI-së Bujar Osmani ka marrë më së shumti vota 14.726 | (36.78%), ndërsa Arben Taravari nga koalicioni Vlen rreth 700 vota më pak ose 14.030 (35.04%).
Gordana Siljanovska Davkova në komunën e Tetovës ka 6.235 (15.57%), Stevo Pendarovski 2.387 (5.96%), Maksim Dimitrievski 969 (2.42%), Biljana Vankovska Cvetkovska – 576 (1.44%) dhe Stevço Jakimovski 90 vota (0.22%). Klan Macedonia