Ministrja Belinda Balluku

Përfundon puna për rehabilitimin e nënstacionit elektrik të Rubikut, Balluku: Efiçencë më e plotë dhe kosto më të ulëta operacionale

26 Dhjetor 2020, 18:23| Përditesimi: 26 Dhjetor 2020, 18:30

  • Share

Ka përfunduar puna për rehabilitimin e nënstacionit elektrik të Rubikut. 

Ky investim i ri rrit kapacitetet e këtij nënstacioni si dhe përmirëson cilësinë e furnizimit me energji elektrike për banorët e zonës që mbulon.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, teksa inspekton punimet e realizuara në këtë nënstacion ka deklaruar se këto shërbime po ofrohen të integruara dhe duke krijuar efiçencë të plotë e kosto më të ulëta operacionale.

"Ky është një nënstacion i integruar ashtu siç kemi bërë edhe në zona të tjera. Ne mundohemi që ti ofrojmë këto shërbime të integruara dhe duke krijuar efiçencë të plotë dhe kosto më të ulëta operacionale.

Veriu rezulton një potencial i madh turistik. Unë lëviz në çdo krahinë. Aj që vë re pavarësisht se gjithmonë përmendet jugu, vërej se një potencial i madh turistik sot po zhvillohet në veri. E nëjtja gjë po ndodh dhe në këtë zonë", tha Balluku.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?