Veliaj në 'Konferencën e Pezës'

Përfundon rikonstruksioni i 'Konferencës së Pezës', Veliaj: Studim i thelluar i shkollave me probleme pas tërmetit

28 Shkurt 2020, 14:32| Përditesimi: 28 Shkurt 2020, 14:37

  • Share

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e një prej shkollave më të mëdha në Njësinë 10, “Konferenca e Pezës” me mjedise më të mira dhe me laboratorë e terrene sportive.

Vërtet themi Konferenca e Pezës është një ngjarje e shënuar, që bashkoi shqiptarët përtej bindjeve, por ndonjëherë e harrojmë simbolikën dhe emrat që u vëmë institucioneve, me cilësinë që ato kanë. Jam i lumtur që kemi një shkollë më cilësore, që i shërben zemrës së Tiranës”, tha Veliaj.

Sipas zyrës së shtypit, kryebashkiaku dha lajmin se pas rikonstruksionit të mjediseve të shkollës, do të fillojë puna edhe për lirimin e hapësirave të zaptuara gjatë viteve të tranzicionit, për t’ua rikthyer sërish nxënësve.

“Shkolla është për arsim, për lojë, për terrene sportive, për hapësira që i gëzon gjithë komuniteti, dhe jo vetëm për një familje që zapton. Ne do të vazhdojmë me lirimin e kopshteve dhe shkollave. Pastrimi i terreneve nuk do të ndodhë për një ditë, sidomos kur i kanë legalizuar dhe hipotekuar, për të cilat do të duhet t’i shpronësojmë”, u shpreh ai.

Veliaj shtoi se ky është një moment për të menduar edhe për Tiranën e 100 viteve të ardhshme. “

Grupet e punës po vijojnë me studimin e thelluar të mjediseve arsimore pas lëkundjeve të forta sizmike, për të nisur punën për përforcimin e strukturave ose rindërtimin nga e para të godinave.

“Jemi duke bërë studimin e thelluar të disa shkollave që paraqesin probleme nga situata e tërmetit. Disa shkolla do të rihapen pas fortifikimeve dhe përforcimeve.

Disa shkolla të tjera, në zona rurale, do të prishen dhe do të bëhen nga e para, përfshirë edhe një shkollë në zonën e Kombinatit.

Unë e di se njerëzit mundohen të kapen diku dhe thonë: Shkolla u rikonstruktua, si e dëmtoi tërmeti? Kur themi rikonstruksion është kryesisht një sistemim total, dyer, dritare, rrjetet e ngrohjes, rrjetet e energjisë, rrjetet hidraulike, nyjet higjieno-sanitare, e gjithë veshja me kapotë, sistemimi i terrenit”, shpjegoi Veliaj.

Drejtori i Shkollës 9-vjeçare ‘Konferenca e Pezës’, Petraq Tili tha se mjediset e shkollës janë transformuar tërësisht.

Foto nga "Konferenca e Pezës"

Komento

Komente

  • Ela: 29/02/2020 16:55

    Bangat e vendosura ne menyre rrethore, bejne qe te aktivizohen te gjithe nxenesit ne oren e mesimit. Te vendosura njera oas tjetres, ku nxenesit nuk e shohin njerei tjetrin dhe ata nga fumdi jane te harruar, nuk i ndihmon procesit te gjithe perfshitjes ne mesim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?