Shkolla 9-vjeçare ‘Myrteza Sala’ në Bilisht

VIDEO/ Përfundon rindërtimi në shkollën ‘Myrteza Sala’ në Bilisht, hap dyert për 420 nxënës e mësues

13 Shkurt, 08:32| Përditesimi: 13 Shkurt, 09:42

  • Share

Një tjetër shkollë ka përfunduar me procesin e rindërtimit. Kryeministri Edi Rama e nisi ditën e sotme me pamje nga shkolla 9-vjeçare "Myrteza Sala" në Bilisht. Kjo shkollë iu nënshtrua rikonstruksionit si shumë shkolla të tjera në Shqipëri.

Investimi u bë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe shkolla e re ka një kapacitet prej 420 nxënësish dhe mësuesish me standarde moderne.

“MIRËMËNGJESI dhe me një tjetër shkollë të re, 9-vjeçarja “Myrteza Sala” në Bilisht, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, që sot ka hapur dyert me standardet më të mira bashkëkohore për 420 nxënës dhe mësues, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Idi: 13/02/2024 09:51

    Kur kishte nxenes nuk kishte shkolla.tani qe ju rindertoni shkollat kane ikur nxenesit. Shteti duhet ti bej njerezit te rrine ne vendin e vet dhe mos tu mungoj gje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?