Përfundon 'Roma Camp', klubi italian vlerëson fëmijët më të talentuar shqiptarë! Veliaj: Qëllimi është të shtohet numri atyre që merren me sport

9 Prill 2023, 16:09| Përditesimi: 9 Prill 2023, 16:45

  • Share

Është mbyllur sot Roma Camp në Tiranë ku prej 4 ditësh 120 fëmijë shqiptarë kanë patur mundësinë të stërviten nga trajnerët e klubit të famshëm italian. Më të talentuarit morën certifikata lavdërimi, ndërsa disa talente do të mbahen në monitorim nga klubi italian.

“Secili do kthehet te skuadra e vet, vetëm pak ditë kemi qenë me të njëjtën uniformë, por unë vërtetë kryqzoj gishtat dhe lutem se kushdo prej jush që e këtë ëndërr dhe dëshiron të shkojë deri në fund ta mbajë këtë uniormë dhe të na sjellë shumë krenari,”-u shpreh Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës.

Roma Camp erdhi në Tiranë në kuadër të 'Qytetit Europian të Sportit'.

“Ne këtë vit që kemi Tiranën qytetati Europian i Sportit duhet ta përdorim si motivim për ta rregjistruar sa më shumë fëmijë. Nuk ka rëndësi nëse është futboll apo ping pong, tajkondo apo shoh nuk ka rëndësi. Duam që prej kësaj alibie të kemi sa më shumë të rinj që merren me sport,"-tha Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës.

Në këtë aktivitet të organizuar në ‘Football Republic’ ka patur interes edhe nga skuadra të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?