Përfundon seanca për Metën, Kryemadhin, Xhixhon dhe Çokun! Kreu i PL mbrohet vet në gjyq! Pritet që GJKKO të jap masën për të

23 Tetor, 17:30| Përditesimi: 23 Tetor, 19:54

  • Share

1729683585_ilirmetanesallegjyqi.jpg

Ka përfunduar seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj kreut të PL Ilir Meta, Monika Kryemadhit, Piro Xhixhos dhe Ema Çokut.

Seanca u mbyll në orën 17:30 dhe zgjati për 5 orë, ndërsa u shoqërua me tone të ashpra nga Meta, i cili preferoi që në gjyq të mbrohej vetë, dhe të mos linte avokatin që të fliste.

Sipas gazetares së Report Tv, Keti Banushi, në seancë Meta ka dhënë sqarime në lidhje me akuzat duke i mohuar dhe ka pretenduar që nuk ka pasur dijeni për disa nga akuzat që i atribuohen, ndërsa nuk munguan akuzat edhe ndaj 3 prokurorëve të dosjes Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Po ashtu, edhe Monika Kryemadhi ka dhënë sqarimet e saja dhe ka pretenduar që s’ ka kryer asnjë shkelje, ndërsa të njëjtën gjë kanë pretenduar edhe personat e tjerë, të cilët janë me masë sigurie Piro Xhixho dhe Ema Çoku.

Ndërkohë, gjyqtari Erjon Çela pasi dëgjoi pretendimet e vetë Metës u tërhoq për të marrë vendim.


Lajmi kryesor:

Ilir Meta në burg, në qelitë e 313! 5 orë seancë në GJKKO! Ish-presidenti kërcënon Dumanin: Qen, mbaje mend çfarë kam për të të bërë! Kryemadhi: Duhej të isha unë në burg, jo ai (VIDEO)


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?