Përfundon shqyrtimi i dosjes 'Bajri'/ Gjykata pranon gjykimin e shkurtuar, në burg mbetet vetëm Safet Bajri dhe Ilir Bajri! Lirohen 3 të tjerët (Vitet me sa janë dënuar)

23 Dhjetor 2020, 09:51| Përditesimi: 23 Dhjetor 2020, 16:41

  • Share

Ditën e sotme, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka dhënë fund shqyrtimit gjyqësor të një nga dosjeve më të përfolura dhe të trumbetuara me aq bujë në vjeshtën e vitit 2018, si një nga operacionet e para të Forcës së Ligjit.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta, raporton se Gjykata ka pranuar pjesërisht konkluzionet e mbrojtesve Av. Arber Hoxha dhe Av. Sokol Tahiraj, në aplikim të gjykimit të shkurtuar dhe duke ulur 1/3 e dënimit dhe duke vendosur:

1. Safet Bajri deklarimin fajtor dhe denimin e tij përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.

2. Ilir Bajri, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale të Armëmbajtjes pa leje dhe duke e dënuar përfundimisht me 1 vit e 8 muaj burgim.

3. Astmer Bilali deklarimin fajtor dhe dënimin me 3 vite burgim.

4. Ismet Idrizi,deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale të Armëmbajtjes pa leje dhe dhukë e dënuar përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.

5. Emrah Plaku, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale te Armëmbajtjes pa leje dhe duke e dënuar përfundimisht me 2 vite burgim.

Për shkak se ata janë arrestuar që në 2018, disa prej tyre janë liruar. Në burg është vetëm Ilir Bajri pasi po shqyrtohet kerkesa e italise për ta ekstraduar si dhe Safet Bajri (Rustem) për shkak se po vuan dënimin për të cilin është dënuar në Belgjikë. Bajri është i dënuar me 9 vite burg nga  drejtësia belge, por nuk mund të ekstradohet për shkak se dy vendet nuk kanë një marrëveshje për këtë pjesë. Gjithsesi dy vendet njohin dënimet e dhëna në vendet reciproke dhe për këtë arsye Bajri do e vuaj dënimin në Shqipëri. Në përfundim të gjykimit të gjithë të pandehurve u janë shuajtur masat e sigurimit përkates, për shkak se koha e paraburgimit e vuajtur është e barabarte me kohën e dënimit. 

Dosja e bujshme e Bajrave nisi me operacionin 'Oaz' në shtator të vitit 2018 në Tiranë, Shkodër dhe në qytete të tjera të vendit duke çuar në pranga mbi 20 persona, por që tashmë të gjithë janë liruar nga akuzat e vrasjes, kanosjes, gjobëvënies, basteve të paligjshme dhe shumë të tjera.

Vendimi i gjykates

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/12/2020 01:34

    Nese eshte nje referendum qe duhet bere eshte ai per heqjen e shkurtimit te denimit me 1/3.Sa per keta,burgjet i kane si shtepi te dyte,hyjne e dalin vazhdimisht,nese nuk perfundojne ne varreza me pare.

    Përgjigju
  • Mungesa: 23/12/2020 20:15

    Ktu mungon ajo shprehja " hajt se i pret ibrahimi jasht"

    Përgjigju
    • Mungesa: 23/12/2020 23:29

      Bajrave hallall ju baft zoti,per kto legenat tjer skam ca flas se i njofin tan.

    • Per mungesa: 23/12/2020 22:35

      Hahaha mungesa... ta po ha han arin aj ibrahimi... thuji ti çojn edhe ifije llamarinat. Kta lict të dalin iher neper shkoder. Beharin tan diten neper shkoder e kan. Megjithate pak durim se kan me i rahatu bukur lict edhe lul legenin.

  • Kirasi: 23/12/2020 11:46

    Kekan kput ne m..... , hajde drejtesi drejtesi , paliaço gjygjtar , shum I kan denu tash tapo e apelojn Edhe Dalin te pafajshem .

    Përgjigju
    • Per alon: 23/12/2020 17:28

      Ti ma mir ishe ne burg se jasht

    • Alo behari jam...........: 23/12/2020 15:04

      Ha ha ha!! Pse po te djeg ty?!!

  • Tironsi: 23/12/2020 11:41

    Si eshte e mundur. Nje grup i strukturuar kriminal me aktivitet nderkomtar, ketu ne shqipri del me denim QESHARAK 2 VJET BURG. TURP TURP TURP...

    Përgjigju
  • Dreqtsia: 23/12/2020 10:15

    Cfare turpi! Ky vendim i jep kurajo cdo krimineli ne shqiperi te beje c'te doje. Te vrase, te grabise, te perdhunoje, te vendose gjoba etj etj. Jeta e pasigurt dhe frika per te sa vjen e shtohet. Ky vend nuk behet me.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?