Kronikë

U dënua me 6 muaj burg se falsifikoi dokumentet për t'u bërë pjesë e KPA/ Përfundon shqyrtimi në Apelin e GKKO për Luan Dacin, vendimi më 8 mars

26 Shkurt 2021, 11:52| Përditesimi: 26 Shkurt 2021, 13:00

  • Share

TIRANË- Përfundon shqyrtimi në Gjykatën e Posaçme të Apelit për ish-anëtarin e KPA, Luan Daci.

Vendimi do të jepet më datë 8 mars në orën 11:00. Luan Daci kërkon pafajësinë, ndërkohë që SPAK kërkon të lihet në fuqi të dënimit me 6 muaj, të cilët u konvertuan në dënim me kusht, e ku Daci duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

Luan Daci u dënua në seancën e zhvilluar më 1 dhjetor me 6 muaj burg, dënim i cili i konvertohet në 12 muaj shërbim prove. SPAK kishte kërkuar 1 vit burg. Vetë Daci e kishte paralajmëruar apelimin e vendim që kur u mor vendimi nga GJKKO. 

Sipas SPAK, gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

 

B.K./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?