Mbyllen aplikimet për kandidaturat për postin e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit për një tjetër mandat 5-vjeçar. Report Tv mëson se vullnetin për të kandiduar e ka shprehur zyrtarisht edhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i cili gjatë ditës së enjte ka dorëzuar dokumentacionet.
Pritet të shihen edhe emrat e tjerë që kanë shprehur interes për të garuar për kreun e BKH-së, ndërsa një prej tyre është edhe Joni Keta aktualisht zv-drejtor i BKH-së. Procesi zhvillohet në SPAK nga Komisioni i Përzgjedhjes që përbëhet nga prokurorët Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra.
Mandati i Aida Hajnajt, drejtueses aktuale të Byrosë Kombëtare të Hetimit përfundon në 31 gusht. Ajo gëzonte të drejtën të garonte dhe emri i saj të shqyrtohej i pari nga SPAK para se të hapej thirrja për kandidatët e tjerë, por Aida Hajnaj nuk i dorëzoi dokumentet e për pasojë u përjashtua nga e drejta për rikandidim.
Procesi i emërimit të drejtorit të ri do të kryhet duke kaluar në 7 faza, testi i arsyetimit logjik, kontrolli mjekësor, testi fizik, ese me shkrim, intervistë dhe më pas bëhet verifikimi i figurës, deklarimi i pasurisë dhe testi i poligrafit.
Komente

Bravo Gledis Nano! Uroj të të vlerësojnë tamam për në BKH, sepse qeveria s'të deshi deri në fund. Suksese!
Përgjigju