Foto ilustruese

Përfundon sot afati i korrigjimit të llogarive bankare për pagat e luftës, ja ku mund t'i ndryshoni

25 Shtator 2020, 15:02| Përditesimi: 25 Shtator 2020, 15:06

  • Share

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka rikujtuar edhe një herë se data 25 Shtator 2020 është afati i fundit i korrigjimit të llogarive bankare me probleme, për të përfituar ndihmën financiare sipas paketave 1 dhe 2, tё miratuar nga Qeveria.

"Ftojmë të gjithë individët, të cilët nuk e kanë marrë pagën e luftës për shkak të plotësimit në mënyrë të pasaktë të të dhënave të llogarive bankare, të kryejnë këtë proces duke korrigjuar të dhënat e tyre si (emër banke dhe/ose IBAN).

Për të lehtësuar procedurën DPT ka vendosur në dispozicion dy mënyra korrigjimi: 1-Nga tatimpaguesi, 2-Nga vet individi.

Në rast se është vet personi që do të kryejë veprimet ai duhet të plotësojë formularin në Google Form, si më poshtë.

https://docs.google.com/forms/d/1H5YRYjuCkqNndoRyaPLhA4Dp3xGNgiBË9VSxIkg32Cë/vieëform?edit_requested=true", shkruhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?