Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka përfunduar takimin me kreun e Rithemelimit Sali Berishën. Meta tha se ishte një takim i frytshëm e shtoi se rruga e protestave është e domosodoshme.
“Ju e dini se ne kemi qenë gjithmonë për mbështetjen e protestave, jo vetëm me nismën e PD. Edhe rruga e protestave është një rrugë e domosdoshme që shoqëria të shprehë edhe ndjeshmërinë e saj për këtë situatë korrupsioni dhe kapjen e shtetit. Kjo do të vijë si pasojë e përshkallëzimit të luftës kundër korrupsionit, vazhdimi pa ndërprerje i angazhimit tonë për të denoncuar aferën e djegësve dhe vendosjen e përgjegjësve kryesorë para drejtësisë”, tha Meta.
I pyetur në lidhje me procesin zgjedhor për kryetar Partie në PD, Meta e anashkaloi duke thënë se kishte një takim me liderin e PD-së (Sali Berisha), duke lënë të kuptohet se nuk i intereson.
‘Ishte një takim shumë i frytshëm me liderin e PD-së edhe uroj dhe besoj se të gjithë demokratët opozitarët të jenë atje ku duhet në vijën e para të ballafaqimit me këtë regjim.’- tha Meta.
Lajmi kryesor:
Humbën në Rrogozhinë, Meta i shkon në zyrë Berishës: Rruga e protestave e domosdoshme! Do vijojmë denoncimin e aferës së inceneratorëve
M.Q.//ReportTv.al