Ka përfunduar takimi në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Kryediplomati i BE, Joseph Borrell doli i vetëm në një konferencë të shkurtër për shtyp, nga ku njoftoi se nuk ka pasur asnjë marrëveshje mes palëve.
Borrell tha se palët ranë dakord që procesi të vijojë më tej, në ditët e para të shtatorit. Ai theksoi se palët duhet të jenë të jenë këmbëngulëse dhe të gjejnë një zgjidhje për situatën aktuale. Ai u shpreh se në veri të Kosovës ka një rritje tensionesh dhe për këtë janë përgjegjëse të dyja palët.
“Takimi i sotëm nuk ishte normal, I rregullt. Së bashku me përfaqësuesin Lajçak, kemi thirrur këtë takim sepse po ballafaqohemi me zhvillime kryesisht negative në terren dhe rritje të tensioneve në veri të Kosovës, Ky takim kishte të bënte me përgjegjshmërinë e të dy liderëve në kërkim të zgjidhjes në mirëbesim për të bërë përpjekje drejt paqes dhe stabilitetit. Jemi në një kohë kritike. E shohim kthimin e luftës në kontinentin tonë pas invazionit rus në Ukrainë. Ballafaqohemi me një moment dramatik dhe të rrezikshëm për kontinentin tonë. Është koha për të kërkuar zgjidhje dhe për të zgjidhur çështje afatgjate. Ju kam thënë të dy liderëve që ky takim ishte për menaxhim krizash dhe qëllimi ishte që të qetësohej situate në terren", tha Borrell.
Sipas tij, Vuçiç dhe Kurti e kanë kuptuar se nuk ka ndonjë alternativë ndaj dialogut në kuptimin e zgjidhjes së këtij problemi.
“Jemi po ashtu të fokusuar në rrugën drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Patëm mundësi që të bisedonim në hollësi për këtë marrëveshje. Sigurisht se ka dallime të mirënjohura mes tyre sa i përket asaj se cili do të jetë statusi përfundimtar i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë apo si do të duhej të ishin ato. Por, janë pajtuar se do t’i vazhdojnë bisedimet në baza të rregullta në periudhën vijuese për ta përshpejtuar procesin e normalizimit”, përfundoi shefi i politikës së jashtme të BE-së", tha ai.
Lajmi kryesor:
Përfundon takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Borrell: Nuk arritëm marrëveshje, por negociatat do të vazhdojnë
SI.E./ReportTv.al