Sport

Përfundon takimi mes drejtuesve të Interit, Marotta: Së shpejti Conte-s do i sjellim …

22 Korrik 2019, 19:14| Përditesimi: 22 Korrik 2019, 19:16

  • Share

Sot në Kinë është mbajtur një darkë mes të gjithë drejtuesve të Interit duke përfshirë presidentin Zhan Jingdong, djalit e tij Steven Zhang, administratorin e përgjithshëm Beppe Marotta, drejtorin sportiv Piero Ausilio dhe trajnerin Antonio Conte.

Ashtu siç pritej në këtë takim është folur për merkaton e cila deri më tani sipas trajnerit Conte ka negcur. Numr 1 stolit zikaltër ka marrë garancitë që shumë shpejt do të ketë në dispozicion emrat e kërkuar. Këtë e konfirmon Marotta i cili në një intervistë për ‘Ansa-n’ pas takimit është shprehur:

“Takimi ishte i frytshëm. U konfirmua një simbiozë mes drejtuesve dhe Kontes. Së shpejti, do të vijnë edhe të rejat në lidhje me lojtarët që duam në merkato, dhe Konte do ketë skuadrën për të cilën ka kërkuar”.

Nga mediat italiane është raportuar se dy dëshirat e paraelizuara të Conte-s janë Romelu Lukaku dhe Edin Dzeko, për të cilët brenda javës pritet të vishen zikaltër.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?