Foto ilustruese

Përfundon testi i poligrafit/ Fillon Vettingu për 39 kandidatët për oficerë të BKH!

23 Dhjetor 2020, 09:17| Përditesimi: 23 Dhjetor 2020, 09:25

  • Share

TIRANË- Testi i poligrafit, (makina e së vërtetës) ka përfunduar për 39 kandidatët për agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe nga sot ndaj tyre do të nisë procesi i Vettingut.

Të mbeturit në testin e poligrafit do të njoftohen individualisht nga SPAK e BKH-ja. Burime për Report TV nga Komisioni i Vlerësimit bëjnë me dije se ky proces i verifikimit të kandidatëve do të përfundojë deri në fillim të muajit shkurt.

Për ata që poligraf i ka nxjerre me probleme, do të skualifikohen. Përgjatë 2021 gara për BKH do të rihapet për të plotësuar 21 vakanca, për të plotësuar strukturën e BKH-së me 60 agjentë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Neo: 23/12/2020 11:50

    Per vleresimin e nje kandidati perdoret testi i poligrafit??!!! Me dy vendime te thjeshta gjyqesore ne SHBA, meqe BKH eshte nen instruksionin e agjenteve amerikane, pra me nje vendim te gjykates se larte ne 98 dhe gjykates se apelit ne 2005, ky test vleresohet si i paqendrueshem dhe nuk perben prove baze ne vleresimin e te vertetes tek nje person. Ca jane kto eksperimente qe behen kur dhe vete gjykatat e vendit me demokratik ne bote i shpallin te pavlere!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?