Dëmtimet e kanë penalizuar, por Italia që ndodhet me të njëjtin grup me Shqipërinë, ka ndezur sot fuqishëm motorët për kampionatin Evropian. Më kërkesë të trajneri Spalletti, 5 yje që kanë shkruar historinë e axurrëve kanë vizuatuar sot kombëtaren për të ndarë eksperiencat e tyre me futbollistët në Koverçano. Bëhet fjalë për Francesco Tottin, Giancarlo Antognonin, Roberto Baggion, Gianni Riviera dhe Alesandro del Piero.
Të etiketuar si ‘5fantastikët’, ish-numrat 10 përveç bisedave kanë zhvilluar edhe stërvitjen e përbashkët të pasdites me lojtarët. Trajneri Spalletti për këtë vizitë të ‘yjeve’ të dikurshëm është shprehur se ‘të gjithë kanë nevojë për mitet’ dhe për të lidhur lojtarët sa më shumë me kombëtaren.
Del Piero ka bërë thirrje që kombëtarja në Evropianin e Gjermanisë ‘të luajë pa presion’ dhe se ka ‘mundësi për ti kthyer buzëqeshjen futbollit italian’, ndërsa Totti u kujtoi lojtarëve që ndër të tjera ti gëzohen këtij turneu.
Italia ndeshjet e parë të Evropianit, më 15 qershor, do ta ketë pikërisht kundër Shqipërisë së Sylvinhos, ndërsa pretendojnë të mbrojnë titullin kampion Europe. Për fatin e keq të dielën mesuan se pas Acerbit duhet ti bëjnë llogaritë edhe pa mbrojtësin tjetër Scalvini, i cili në ndeshjen e fundit me Atalantën këputi ligamentin. Për pasojë Spalletti ka thirrur në kombëtare mbrojtësin e Juventusit Gatti.