Nga stërvitja e Kombëtares në 'Shtëpinë e Futbollit'

Sport

Befason Sylvinho, fton në Kombëtare debutuesin Gripshi! Mihaj nga avioni në stërvitje, nis përgatitjet për Serbinë

7 Tetor, 17:32| Përditesimi: 7 Tetor, 19:11

  • Share

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar këtë të martë seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Serbinë që zhvillohet më 11 tetor në Leskovac. Trajneri Sylvinho ka patur në dispozicion grupin e plotë të lojtarëve me përjashtim të Enea Mihajt, i cili u stërvit veçmas. Mbrojtësi, për shkak të largësisë, mbërriti mesditën e sotme nga SHBA-ja në Tiranë dhe menjëherë doli në fushë.

Pas dëmtimit të Ardian Ismajlit dhe Adrion Pajazitit, të cilët kanë humbur grumbullimin e tetorit, trajneri Sylvinho mori në kombëtare dy talentet e ekipit të Tiranës Murselo Dervishin dhe Ernesto Marqeshin, për të plotësuar numrin e lojtarëve të cilët i duhen për stërvitje. Kuqezinjtë do të vijojnë me përgatitjet në Tiranë për ndeshjen vendimtare kundër Serbisë deri të premten kur edhe do të nisen drejt Nishit.

Aktualisht Shqipëria mban vendin e dytë në grupin kualifikues të Botërorit me 8 pikë, 1 më shumë se Serbia e vendit të tretë që ka 7, por me një ndeshje më pak.

Për sfidën në Leskovac, që FIFA e ka konsideruar me rrezikshmëri të lartë, tifozët do të jenë të përzgjedhur. Federata Serbe ka njoftuar se 6 mijë e 500 biletat do t’ua shpërndajë komunitetit të futbollit, me qëllim që huliganët të mos kenë akses.

Referuar koeficientëve Serbia shihet si favorite me diferencë për të fituar kundër Shqipërisë, që në Tiranë ndeshjen kundër të besuarve të Stojkovic e mbylli me rezultatin 0-0, por me pengun e madh të penalltitë se humbur nga Manaj.

Ora 18:59
'E ndjek prej 6 muajsh, por s'është koha për eksperimente!' Sylvinho ndrron mendje, Gripshi merr ftesën e parë me Kombëtaren

Sylvinho ka vendosur të thërrasë në kombëtare Nazmi Gripshin, i cili do të bashkohet me kuqezinjtë të mërkurën dhe zëvendëson Adrion Pajazitin e dëmtuar. Mesfushori i Astanës, durrsaku i cili më herët ka luajtur me Skënderbeun dhe Ballkanin, do debutojë me kombëtaren edhe pse Sylvinho të premten deklaroi se nuk është koha për eksperimente. Ndër të tjera ai tha se e ka ndjekur prej 6 muajsh, por gjithsesi dëmtimet duket se i kanë ndrruar mendjen. 

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?