Horoskopi

Horoskopi

Përgatituni për momente të mrekullueshme..çfarë kanë rezervuar yjet për sot

7 Korrik, 07:01| Përditesimi: 7 Korrik, 07:47

  • Share

Dashi

Venusi do jetë shumë i favorshëm për ju sot. Marrëdhenia që keni krijuar do jetë më e qartë dhe do kuptoheni mjaft mirë me njëri-tjetrin. Të gjitha këto do iu ndihmojnë të merrni vendime te rëndësishme. Beqarët duhet ta kërkojnë në çdo vend personin ideal. Shmangni me çdo kusht shpenzimet e tejskajshme.

Demi

Mos qëndroni për asnjë moment vetëm sot sepse jo vetëm që do mërziteni dhe do bini në pesimizëm, por mund të lindin edhe mosmarrëveshje me partnerin. Beqarët do të përjetojnë ndjenja të thella për dikë që e kanë njohur rishtazi. Që të mos përballeni me surpriza të pakëndshme në planin financiar duhet të tregoheni sa më të matur.

Binjakët

Do keni dëshirë të dilni e të argëtoheni sot. Partneri do ua plotesojë qejfin, por tregohuni të vëmendshëm sepse ai mund t’i hedhe sytë edhe diku tjetër. Beqarët nuk do dëshirojne të krijojnë një lidhje. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme dhe do i rregulloni problemet që keni pasur kohët e fundit.

Gaforrja

Edhe sot lidhja juaj me partnerin nuk do jetë e qëndrueshme. Komunikimi do të zbehet dhe herë pas here do e vini në dyshim të ardhmen së bashku. Ambienti i beqarëve do te favorizojë takimet. . Sinqeriteti do të vlerësohet shumë. Kujdes me financat. Duke dashur ta stabilizoni buxhetin mund të bëni gabime të pafalshme.

Luani

Jeta juaj në çift do jetë shumë e lehtë për t’u jetuar dhe mjaft harmonike. Mund të bëni plane edhe për ndonjë udhëtim së bashku. Beqarët është më mirë të qëndrojnë edhe sot vetëm sepse në dashuri nuk do kenë fat. As me financat nuk do i keni punët mirë. Mos e teproni me shpenzimet.

Virgjëresha

Bëni kujdes gjatë kësaj dite mos bini në rrjetën e dikujt tjetër. Personi do jetë mjaft simpatik dhe tërheqës dhe mund t’ua prishë mendjen. Mos harroni se keni dikë në krah i cili ju dashuron marrëzisht. Beqarët do kenë një jetë sentimentale të mbushur me emocione. Përgatituni për momente të mrekullueshme. Planetët do jenë të favorshëm për financat. Buxheti do të përmirësohet.

Peshorja

Marrëdhënia me partnerin do jetë e mirë. Do i kushtoni shumë rëndësi atij dhe do ia plotësoni të gjitha dëshirat. Beqarët do joshin pa pushim dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë që dëshirojnë. Do kaloni momente të mrekullueshme dhe emocionet do jenë të medha. Fati do iu buzëqeshë në sektorin e financave.

Akrepi

Jeta juaj sentimentale nuk do jetë shumë e qetë për shkak të turbullirave planetare. Do keni shumë kërkesa saqë ai që keni në krah nuk do dijë çfarë të bëjë më parë.  Për beqarët nuk do ketë asnjë të re. Të ardhurat financiare do të rriten. Do merrni iniciativa, do jeni të vendosur dhe do limitoni rreziqet. 

Shigjetari

Kjo ditë nuk do jetë shumë e favorshme për ata që janë në çift. Komunikimi do jetë i vështirë dhe mërzitja do të shtohet. Venusi do i ndihmojë beqarët të joshin dhe të krijojnë një lidhje me një person inteligjent dhe që do i bëjë të ndihen mirë. Këshillohuni me dikë për financat dhe do gjeni një burim tjetër për të rritur të ardhurat. 

Bricjapi

Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj nuk do jetë dhe aq e qetë. Në fakt ndjeshmëria e tepërt dhe etja për ngrohtësi do e ndërlikojnë marrëdhenien me partnerin tuaj. Do keni goxha keqkuptime! Nëse jeni beqarë nuk duhet të nxitoheni për asgjë në mënyrë që mos zhgënjeheni nga dashuria. Do jeni shumë të zotët me menaxhimin e financave dhe do kaloni me sukses një provë me rrezik.

Ujori

Nëse keni pasur probleme me partnerin tuaj, kjo ditë do jetë mjaft e favorshme për të bërë hapat e parë dhe për të vënë çdo gjë në rregull. Beqaret do jenë të përkëdhelurit e planeteve. Në sektorin financiar do ndërmerrni rreziqe por do ia dilni mbanë me sukses. Besoni më tepër tek fati!

Peshqit

Nëse nuk fiksoheni shumë pas defekteve dhe të metave të partnerit tuaj, kjo ditë do jetë shumë e këndshme për t’u jetuar. Ambienti yjor do e shtojë dëshirën e beqarëve për të rimuar dashurinë me përjetesine. Planetët do bëjnë gjithçka për ta realizuar këtë. Edhe në planin financiar do keni fat, por duhet me patjetër të shmangni marrjen e rreziqeve të mëdha.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?