Emiljano Grembi, shtetasi në foto që nuk ka lidhje me grabitjen e karburantit në Fier

Kronikë

Përgënjeshtrim/ Gabimi me foton në lajmin e grabitjes, si qëndron e vërteta për Emiljano Grembin

26 Korrik 2018, 15:38| Përditesimi: 26 Korrik 2018, 15:47

  • Share

Pak ditë më parë Shqiptarja.com publikoi online raportimin fillestar për ngjarjen e grabitjes së karburantit në Fier, fotografin e shtetasit Emiljano Grembi.

Në lajmin e publikuar nga Shqiptarja.com fotoja e përdorur për identitetin e njërit prej autorëve të dyshuar, Emiljano Grembit, 22 vjeç, banues në Patos, ishte e gabuar.

Shqiptarja.com sqaron të gjithë lexuesit se personi që ju shihni në foto, Emiljano Grembi, nuk është autori i dyshuar i grabitjes së karburantit në Fier, por një shtetas tjetër pa asnjë lidhje me këtë ngjarje. 

Personi që shihni në foton e mëposhtme, i quajtur Emiljano Grembi, është një shtetas shqiptar, i cili me autorin e dyshuar të grabitjes në Fier, ka të përbashkët vetëm emrin. 

Kjo ngatërresë ka ndodhur gabimisht dhe pa asnjë qëllim për të cënuar identitetin e Grembit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?