Shëndeti

Përgjigje për 15 minuta, në të gjitha pikat kufitare në vend Noval Diagnostic ofron shërbim për test të shpejtë, PCR ose serologjik

30 Shtator 2021, 18:14| Përditesimi: 30 Shtator 2021, 18:25

  • Share

Me përhapjen masive të variantit Delta të COVID dhe rritjen e numrit të infektimeve në Rajon, por edhe Europë, janë shtrënguar edhe rregullat për të kaluar kufirin. Domosdoshmëri është të paturit të certifikatës së vaksinimit dhe në mungesë, çdo udhëtar duhet të paraqesë test COVID, atë PCR apo testin serologjik.

Laboratori Noval Diagnostic ka hapur qendrat e testimeve në pikat kufitare Hani i Hotit, Qafë-Thanë, Kakavije, Kapshticë, në Morinë dhe në Aeroportin e Rinasit, ku çdo udhëtar mund të kryej një test për të vërtetuar nëse është infektuar apo jo nga virusi. Ndërkohë, të gjitha ata që udhëtojnë drejt Kosovës, në Reps, pranë NBT Oil ndodhet një tjetër qendër testimi.

Të gjitha filialet, laboratorët e Noval Diagnostic janë të hapura 24 orë, me staf profesionist, ku secili prej nesh mund të kryejë testet PCR, Rapid Test apo atë Serologjik. Përgjigjet e testit dalin për 15 minuta, në shqip e anglisht, që njihen nga të gjitha autoritetet doganore, si dhe janë të pajisura me kodin e sigurisë, QR.

Ndërsa lidhur me çmimin, testi i shpejtë është vetëm 15 euro, ndërsa Testi PCR, 30 Euro.

Noval Diagnostik ofron dhuratë edhe një maskë superefiçente në mbrojtje, në filtrimin e viruseve dhe baktereve. Maska është e ripërdorshme dhe e sigurt për frymëmarrje të lehtë.

Secili mund të marrë informacione më të hollësishme, si dhe shërbimin më cilësor, në laboratorin e Noval Diagnostik pranë Pallateve Agimi në Tiranë, apo mund të telefonojë në numrin +355686079996.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?