Përgjimet/ Bashkëpunëtori i policisë kërkon kartë greke me datë të 2017, falsifikuesi: E bëj për 200 euro, e ke origjinale! Më duhet fotografia dhe emrat

21 Dhjetor 2022, 11:15| Përditesimi: 21 Dhjetor 2022, 11:18

  • Share

1671617875_1671615733FL1.jpg

Gëzim Xhafa, në bashkëpunim me Artur Bramon dhe Shpërtim Begën kryente falsifikim të dokumenteve të ndryshme. Në përgjimet e siguruara nga Report Tv, zbulohet një bisedë me bashkëpunëtorin e policisë, i cili i kërkon kartë të falsifikuar greke me datë të vjetër për 200 euro.

Përgjimi e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në ambjentet e një lokali në datë 09.11.2022 ora 15:20 deri në orën 15:24  të datës 09.11.2022

  • A – Bashkëpunëtori
  • B – Gëzim Xhafa
  • ……
  •  A- O Gëzim, si je?
  • B- Hë mo, ça bon?
  • A- Ça bone u lodhe? Ha a ka dalë mirë?
  • B- Asnji gja.
  • A- Ka dal mirë ai!
  • B- Po shife mo, aty e ke.
  • A- Kjo smë duhet ma.
  • B- Ajo s’ke ku e fut ti kete, jane dixhitale.
  • A- Ajo që bëna kët, atë të parën unë atë ditë me Turin këtë kartën.
  • B- Hë!
  • A- Unë e solla.
  • B- Hë.
  • A- Do një kartë italiane ose greke.
  • B- Do greke!?
  • A-Po po rri në Angli ai.
  • B- Do tofni apo do kshu?
  • A- Si për në Angli. Edhe të mirë, nuk o problem, vetëm tu tham që cikaq bon.
  • B- E do kshu plastike! Plastike e don !?
  • A- Kjo dhe me e bo me datë të vjetër, mi con mua ai fotot e gjanat.
  • B- Ka ndonjë kopjo ai si ajo?
  • A- Edhe me e bo para dy tre vjetësh, nga ato dy kapakësh si ka qenë.
  • B- Nga ato dy kapakësh, se ato janë origjinale.
  • A- Po se ato janë më të sigurta më tha.
  • B- Po.
  • A- Si problem, se e bo me datë të vjetër.
  • B-Jo jo, nga 2017 (dy mijë e shtatëmbëdhjetë) deri në 2007 (dymijë e shtatë)..
  • A- Deri në 2019 (dy mijë e nëntëmbëdhjetë) janë ato.
  • B- E di e di, jo mo jo e bëjmë kur të dojë ai.
  • A- Tani.
  • B- Meri dhe këto. Mbaji, ta pysim!
  • A- Njëzet, dyzet, gjashtëdhjetë, tetëdhjetë njëqind e njëzet. (dëgjohet numërimi)
  • B- Ej, atë e ke origjinale dhe e ke dyqind euro!
  • A- Të mi çoj ai mu. Aaa?
  • B- Dyqind euro.
  • A- Dyqind euro.
  • B- Dyqind euro, e ke origjinale.
  • A- Ti tham unë.
  • B- Janë të vjedhme atje.
  • A- Janë të vjedhme atje! Po çishtu tha dhe ai. Dyqind euro e do ti?!
  • B- Dyqind euro
  • A- Okej. Ti tham unë, ti shkruj unë në darkë. Po mi nisi nesër a pasnesër.
  • B- Po qe se nuk i gjen dot të dhënat, të dhënat i gjej unë. Po qe se i do me emër, jepi me emrat që i don ai.
  • A- Të çoj vetëm fotografi.
  • B- Të çoj vetëm fotografi, dhe me ça emrash e do.
  • A- Po okej.
  • B- Po mos harro thuj, gjatësinë, sytë dhe flokët.
  • A- Flokët i con dhe në foto, po i shkru dhe ai.
  • B- Jo, jo më mirë ti shkruj e ti këtë origjinale. Ngjyrën e syve, ngjyrën e flokëve dhe gjatësinë.
  • A- Okej.
  • B- Ëë.
  • A- Po i tham unë. Me nji herë sa të më shkruj, se pale ku o.
  • B- Vendose këtë, hiqe këtë ti e fute në xhep letrën.
  • A-Po.
  • B- Ene boje kshu, në rregull.
  • A- Okej. Po të marr unë në telefon, vetëm si kur sot u takum dhe këtu edhe.
  • B- Po në rregull.
  • A- Hajt, pra me të mira. Të fala Turit.
  • B- Mirupafshim!


Lajmi kryesor:

Me 600 € të jepnin diplomë, zbardhen përgjimet e falsifikatorëve në Tiranë, si ranë në kurthin e agjentit: Kur të marrësh kartën, thuaj ‘erdha për domatet’


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?